Rama: S’kemi probleme me varfërinë e papunësinë!
Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka folur tepër i revoltuar ditën e sotme nga qyteti i Korçës ku veç çështjes së asaj që ai cilësoi “vetëvrasje e gardistit”, nuk nguroi të përmendte edhe problemet kryesore të shqiptarëve.
Sipas tij, nuk është e vërtetë që populli s’ka bukë të hajë, pasi Shqipëria është në një stad kur kërkohet rritja dhe përmirësimi i kushteve të jetesës, jo buka.
Ai u shpreh:
Në Shqipëri ka probleme të vogla me varfërinë dhe papunësinë. Problemi në Shqipëri nuk është buka, por rritja, përmirësimi i kushteve për shumë komunitete dhe familje. Këto janë të vërteta dhe ne nuk fshihemi. Kemi 720 vende të lira pune ne Panairin e Punës në Korçë”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



