E shtunë, 17 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Celular me vajguri! Poshtë teknologjia!
Sot

Celular me vajguri! Poshtë teknologjia!

Artan Fuga

Të heqim telefonin celular nga shkolla.
Pastaj as wifi të mos ketë.
Mos t’i shkojë mendja ndokujt të kërkoj që në klasa të ketë kompjuter ose ekran elektronik. Hiqni edhe kalkulatriçet.
Të vozisë zysha në internet për t’u treguar nxenësve dije bashkëkohore, as mos e mendoni se ndalohet.
Madje as epruveta për kimi.
Modelim robotike?
Kibernetike?
Menaxhim big datash?

U pupupu!

Doni të na prishni rininë!

Le të kthehemi te furnella me vajguri.
Të kthehemi te periudha kur inkuizicioni varte për gjuhe, Galilein.
Poshtë teknologjia!
Poshtë progresi!

Se luajnë nxënësit me celular dhe nuk e kanë mendjen në mesim.

As stilografa atëherë, se shpojnë njeri-tjetrin në prapanicë.
As libra, se mund të gjuajnë njeri-tjetrin.

O Zot, si mund të na prodhojë mendja kaq reaksion ndaj shekullit të 21-të! Ndaj teknologjisë!

Pse akoma te epoka e bronxit, ne?!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.