9 arsye pse duhet votuar Numri 9
Sondazh me kosto 0 ero
‘PUBLIK.live’ hodhi 5 minuta video nga intervista e kryeministrit Edi Rama me gazetarin Ilir Babaramo! Rezultati është befasues!
Rreth 2000 komente 65% refuzojnë me përbuzje veprimin dhe në përgjithësi Edi Ramën.
Video u bllokua por deri tani e kanë parë të plote 240 mijë njerëz. Rreth gjysëm milioni e kane parë pjesërisht në vetëm 2 ditë. Mos paguani lekë kot qoftë edhe ne TV Report të Bolinos, sepse një media e thjeshtë pa reklama e bën me kosto 0.
Ndaj unë dua të them 9 arsye pse duhet votuar Nr 9
9- Arsyeja e 9-të
Vetëm duke votuar Nr 9 Sulltani ynë KM do të ketë kohë të marrë në patronazh veten dhe papërgjegjshmërinë e tij nē kēto vite ndaj cilitdo që nuk ka qenë me të dhe sipas shijeve tē tij.
8-Arsyeja e 8-të
Edhe socialistët e thjeshtē do të kuptonin se jemi pa gjykata dhe pa institucione edhe pasi të kenë votuar ditēn e dielë për 9-tën ose 12-tën. Në 8 vite Sulltani mori të gjitha pushtetet, derisa riktheu edhe Komitetet Ekzekutive në të gjithë vendin.
7- Arsyeja e 7-të
Nuk ka lënë pronë e aset kombëtar pa i sajuar një PPP duke na lēnë mbi kurriz qindra milionë euro që socialistë e demokratë do ti paguajmë kokërr më kokërr. Bashkë me faturat e Bechetit dhe gjyqeve të tjera që kemi humbur për faj të Sulltanit tonë.
6-Arsyeja e 6-të
Sulltani thotë se nuk e dua pushtetin për vete por për të çuar vendin në majë… Ka çuar në majë institucionet ? Haa haaaa haaaa. Kë Aluiznin e Lames që do gënjejë fakirët për shtëpitë? Kë? policinë? Kë ? Integrimin? Kë?Ekonominë? Kē? Rindërtimin pas termetit? Përballimin e pandemisë? Kë ?PUNËSIMIN? KÊ ? Investimet e huaja?
5- Arsyeja e 5-tê
Edhe pse Sulltani ka meritë se njerzit sot paguajnë energjinë elektrike më të shtrenjtën se vendet e rajonit duke i burgosur mijëra shqiptarë , lekët OSHE dhe KESH i bën rrush e kumbulla sipas orekseve të Komitetit Qendror të Parisë.
4-Arsyeja e 4-tërt
Që nga viti i largët kur Sulltani u bë Ministër Kulture , Kryetar Bashkie dhe Kryeministër nuk ka asnjë gabim, asnjë faj edhe pas 8 viteve me pushtet absolut fajin e ka Berisha në pension.
3-Arsyeja e 3-tê
Ky vend duhet të qeveriset nga njerëz normalë, që duan Shqipërinë dhe të ardhmen e fëmijēve këtu. Që mbajnë përgjegjësi për fjalēn që thonë, që të rikthejnë sistemin e vlerave europiane në drejtësi, arsim, shëndetësi, ekonomi dhe kulturë.
Që nuk vënë interesat e Mafies së Betonit dhe inceneratorëve para zhvillimit dhe prosperitetit të Shqipërisë.
2-Arsyeja e 2-të
Arroganca, abuzimi dhe keqmenaxhimi i financave të vendit duke çuar në kolaps borxhin publik dhe keqmanaxhimi i taksave tona duke i bërë rrush e kumbulla duhet të ndëshkohen me votë. Kēshtu të paktēn do të mund të afrohemi me Kosovën pjesēn tonë të Shqipërisë së Veriut dhe ti marrim shembull në zgjedhje.
1-Arsyeja e PARË
Ndryshimi jep shpresë, dielli do të lindë edhe pa Sulltanin tonë. Numri 9 nuk është më i mirë se 10-ta por më të mirë nuk kemi. Minimalisht do të kthehemi në normalitet historik. Vend normal me institucione normale. Me media normale. Me parlament normal. Me institucione normale. Me pushtet vendor normal. Ashtu siç i ka hije një kombi normal dhe jo siç jemi katandisur të fundit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



