E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Uncategorized

KQZ: 77.38% e zgjedhësve shqiptarë nuk votuan për Edi Ramën

Ilir Sinanaj

Mandati “Kuqezi” e pagëzoi kryeministri Edi Rama përpjekjen e fushatës që çoi në fitoren e zgjedhjeve të 25 Qershorit 2017 nga subjekti politik që ai drejton, falë Kodit Zgjedhor të Shqipërisë. Ndërkaq, për një mandat “Kuqezi”, pjesëmarrja e zgjedhëse shqiptarë në votime ka qenë mjaft e ulët, madje më pak se gjysma. Për të qenë më të saktë, sipas komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), pjesëmarrja në zgjedhjet e 25 Qershorit 2017 ishte vetëm 46,79%. Kjo një rënie e theksuar krahasuar më zgjedhjet e 23 Qershorit 2013, kur pjesëmarrja ishte 53,47%.

Për më tepër, Partia Socialiste e cila doli forca me më shumë vota në zgjedhjet e 25 Qershorit 2017, duke fituar 74 mandate sipas formulës së Kodit Elektoral, është votuar vetëm nga 22,53% e të gjithë zgjedhësve shqiptarë (Për 77.38% të zgjedhësve, Edi Rama nuk ishte një alternativë për t’u votuar). Kjo sipas të dhënave të KQZ-së.

Duke qenë se vetëm me 22,62% të votave të të gjithë zgjedhësve shqiptarë dhe me një pjesëmarrje në votime shumë të ulët (53.21%), Partia Socialiste fitoi 74 mandate paralmetare (nga 140), a nuk ka ardhur koha që të ndryshohet Kodi Zgjedhor për të pasur rezultat sa më demokratik në kuadrin e vullnetit të qytetarëve? Sepse me këtë rezultat, Rama “nuk ka marë” një mandat “Kuqezi” dhe mbi të gjitha nuk mund të jetë gjithëpërfshirës i shumicës së vullnetit absolut të shqiptarëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.