E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbi 50 pedagogë i bashkohen protestës: Të rihapet diskutimi për modelin e universitetit publik!
Lajme

Mbi 50 pedagogë i bashkohen protestës: Të rihapet diskutimi për modelin e universitetit publik!

Mbi 50 pedagogë të universitetit të Shkencave sociale i janë bashkuar protestës së studentëve të tyrë që kanë braktisur për më shumë se dy javësh auditorët. Ata kanë firmosur një dokument të shkurtër ku i kërkohet qeverisë shfuqizimi i ligjit problematik të arsimit të lartë që cilësohet, deri më tani si thelbi i kaosit të shkaktuar në universitetet publike.

Kryeministri Rama në “dialogët” e tij me studentët e ka mohuar kategorikisht abrogimin e asaj që ai e cilëson si një nga reformat e tij kryesore. Por, pedagogët e quajnë atë një zëri si “shkakun themeltar të problemeve në universitetet publike shqiptare”.

Për të mbështetur kërkesën e tyre ata kanë shpërndarë edhe një dokument drejtuar rektoratit që në fillim të vitit 2015 ku ata bënin vërejtje thelbësore për reformën ende të pa miratuar në parlament.

Por ashtu sikurse ndodh rëndom, kërkesat e tyre nuk u morën parasysh nga një mazhorancë e shurdhër, e vetkënaqur dhe që kishte vetëm një qëllim, të shpinte paratë e publikut tek privatët.

Pra veprimi i tyre i sotëm ngjan koherent me një qëndrim të mbajtur prej vitesh dhe jo një ndjenjë emocionale e shkaktuar nga solidarizimi me studentët e tyre.

Futja në lojë e një numri kaq të madh pedagogësh, shkruan Lapsi.al. e bën edhe më të vështirë pozitën e qeverisë, sepse ajo përveç rritjes së përmasave i jep dhe një artikulim tjetër debatit mbi rrëzimin e Ligjit për Arsimin, për të cilin qeveria as nuk ka pranuar të dialogojë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.