E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Cristiano Ronaldo tregon si ju lutën lojtarët e Romës që të mos i shënonte
Sport

Cristiano Ronaldo tregon si ju lutën lojtarët e Romës që të mos i shënonte

Cristiano Ronaldo po përgatitet për ndeshjen e së shtunës ndaj Romës në kuadër të javës së 17-të në Serie A, dhe ka zbuluar se si iu përgjëruan dhe e kërcënuan lojtarët e Romës gjatë kohës kur ishte lojtar i Manchester United.

Portugezi ka zbuluar se në ndeshjen mes Unitedit ndaj Romës, lojtarët i kanë kërkuar atij që të ndalet dhe të mos i driblojë lojtarët verdhekuq.

Ronaldo ishte pjesë e Unitedit nga viti 2003 deri më 2009-ën, ku pastaj u largua në drejtim të Real Madridit.

“Kur ishte rezultati 6-0, ata më kërkuan mua që të ndalem. Një kundërshtar m’u përgjërua që të mos i dribloj më”, ka thënë Ronaldo për ndeshjen që e fitoi United me rezultatin e thellë 7-1 ndaj romanëve në kuadër të Ligës së Kampionëve.

“Të tjerët më kërcënuan se do të më lëndonin”, pohoi portugezi.

Hera e fundit që Ronaldo ka shënuar ndaj Romës është viti 2016 me Real Madridin në fitoren 2-0 në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.