E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shaqiri i befason fëmijët e vegjël për Krishtlindje
Sport

Shaqiri i befason fëmijët e vegjël për Krishtlindje

Ylli i Liverpoolit me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri, i ka befasuar disa fëmijë të vegjël të cilët janë tifozë të tij për Krishtlindje. Shaqiri, bashkë me Andy Robertsonin dhe Mohamed Salahun i befasuan fëmijët në një shkollë në Liverpool.

Shaqiri, Salah dhe Robertson u fshehën, përderisa zvicerani me origjinë shqiptare i binte pianos. Fëmijët e vegjël flisnin për televizionin e Liverpoolit duke mos e pasur asnjë ide se prapa tyre ishin yjet e skuadrës së tyre të preferuar.

Madje, vizita, bisedat dhe përqafimet me treshen e Liverpoolit nuk ishin e vetmja suprizë për këta fëmijë, pasi që Shaqiri, Salah dhe Robertsoni kishin sjellë për të edhe disa dhurata për festën e Krishtlindjeve.

“Befasi e veçantë Krishtlindjeje për nxënës të vegjël të qytetit, të cilët nuk e prisnin këtë gjë”, shkruan Shaqiri në llogarinë e tij në Twitter dhe Instagram.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.