Peshorja
Peshorja drejtohet nga planeti i Venusit dhe njësoj si Binjakët dhe Ujori është shenjë ajri. Ky do të jetë një vit shumë krijues dhe artistik për të gjitha Peshoret. Një miku apo partneri juaj i ngushtë do t’ju ndihmojë shumë. Deri në muajin shtator, praktikisht, jeni arkitekti i fatit tuaj. Venusi është me ju dhe do t’ju lejojë të shpreheni më lirshëm. Më 25 shtator, Jupiteri hyn në shenjën tuaj dhe gjithçka do të përqendrohet më shumë në arritjet personale. Gjatë majit dhe qershorit bëni kujdes me shpenzimet, sepse edhe jeta juaj sociale do të ndikohet nga kjo gjë. Nuk ka asgjë që të tregojë probleme madhore financiare, por se tregoheni të zgjuar, s’është aspak keq. Fundviti do të jetë më shpërblyes në aspektin financiar. Në janar do të njiheni me njerëz të rinj dhe do të kuptoni se nga këto miqësi do të përfitoni shumë. Venusi luan një rol të rëndësishëm dhe për rrjedhojë, në fund të tetorit e deri në fund të nëntorit është periudha më e favorshme për ndjenjat. Karriera do të jetë sfiduese këtë vit, pasi Saturni do të ushtrojë ndikimin e tij. Me siguri, mendoni se zgjedhjet tuaja janë të kufizuara, për shkak të rrethanave, mungesës së kualifikimeve, moshës apo vendit ku jetoni. Një vendim me rëndësi i marrë në fillim të marsit do të shënojë shumë ndryshime. Gjatë majit dhe gushtit do të ndiheni më të dobët fizikisht. Sa herë që ekuilibri i jetës prishet, ju e reflektoni këtë në shëndetin tuaj.
Akrepi
Akrepi, shenja e ujit që drejtohet nga Marsi dhe Plutoni. Akrepat gjatë 2019-s do të përqendrohen te sipërmarrjet e reja. Pa ju, asgjë s’do të lëvizë. Planetët janë të gjithë me ju këtë vit, prandaj mund të bëni të gjitha përpjekjet që i keni parë si të pamundura. Që idetë tuaja të realizohen dhe të keni kontroll të plotë mbi gjithçka, duhet të prisni deri në tetor. Ky është viti ideal për t’i thënë lamtumirë së shkuarës dhe të jeni të hapur ndaj ndryshimeve. Sa më shpejt ta bëni këtë, aq më e lehtë do të jetë jeta për ju. Mos i hapni vetes konflikte të panevojshme! Marsi është muaji i duhur për të falur të tjerët. Nëse jeni duke investuar një sasi të konsiderueshme parash, bëni çmos që shpenzimet t’i shmangni gjatë prillit dhe majit. Shtatori do të jetë muaji më i favorshëm. Për shkak të eklipseve hënore, më datë 5 maj dhe 28 tetor, marrëdhëniet personale do të pësojnë ndryshime, sidomos ato me kolegët. Njerëzit që ju rrinë pranë do të ndryshojnë. Në fund të qershorit ju ofrohet një mundësi e re pune. Parashikohet një projekt i veçantë. Tregoni angazhim të plotë deri në fillim të shtatorit, në të kundërt reputacioni juaj do të vuajë pasojat. Në aspektin shëndetësor do të vuani nga disa probleme të vogla me ftohjet gjatë prillit. Asgjë me rëndësi. Personat që po përpiqen të bien në peshë do ta kenë shumë të vështirë, për shkak se tundohen shumë lehtë.
Shigjetari
Shigjetari është shenjë e zjarrit dhe drejtohet nga Jupiteri. Si sunduesi i shenjës suaj, Jupiteri do të tërhiqet në prapavijë që prej datës 4 janar e s’do të zhvendoset deri më 5 maj. Nuk do ta keni aspak të lehtë këtë periudhë, sepse do të hiqni dorë nga shumë gjëra. Do të ndiheni sikur fati ju ka braktisur deri në maj dhe s’po bëni dot përpara, por ndoshta nuk keni pse të bëni më përpara pasi ndiheni rehat aty ku jeni. Sa më shpejt ta kuptoni këtë gjë, aq më lehtë do ta kaloni këtë periudhë. Optimizmi kthehet në shtator dhe jeta do të duket më e bukur. Nëse keni lindur në datat 22-29 nëntor, jeta do të pësojë disa ndryshime të papritura që s’janë në dorën tuaj. Kjo do të jetë një periudhë sprove. Probleme me financat, por edhe probleme ligjore që lidhen me ndonjë hua. Fusha e ndjenjave duket se është më e favorizuar, pasi Venusi do të qëndrojë gjatë në shenjën tuaj. Marrëdhëniet do të kalojnë në një fazë tjetër dhe periudha më e favorshme është fundi i qershorit dhe fillimi i gushtit. Karriera do të ndjekë një rrugë të njëtrajtshme këtë vit. Mund të mësoni aftësi të reja. Vetëm pas shtatorit do të bëni përpara. Pikat e dobëta të shëndetit tuaj janë pelviku dhe këmbët. Personat që merren me sport duhet të bëjnë kujdes se mos dëmtojnë muskujt. Disa nga ju mund të kenë probleme që do të kenë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale. Do të ankoheni edhe nga problemet me tretjen. Hiqni dorë sa më parë nga sheqeri.
Bricjapi
Bricjapi është shenjë e Tokës dhe drejtohet nga Saturni. Bricjapët do ta nisin vitin me disa pasiguri, për shkak të një vendimi që nuk e keni marrë dot gjatë dhjetorit të vitit 2018. Falë ndikimit të planetëve, këtë vit do të jeni më të hapur për të komunikuar me të tjerët. Do të udhëtoni më shumë, do të njihni më shumë njerëz dhe do të përmirësoheni. Në janar do t’i vini vetes një synim që do të bëni çmos ta përmbushni deri në fund të vitit. Përgjatë rrugës do të përballeni me njerëz që do t’ju pengojnë dhe do t’ju sfidojnë. Në mars do të futeni në një periudhë reflektimi. Ata nga ju që kanë bashkëpunime financiare me ortakë do të hasin në vështirësi, sidomos personat që janë pjesë e një sistemi ligjor. 20 qershor-4 korrik është periudhë me rëndësi për të kryer investime. Saturni ndikon në marrëdhëniet dhe fushën e ndjenjave që prej qershorit të vitit 2018. Ai vë në provë forcën e të gjitha marrëdhënieve ekzistuese, por edhe të disa të tjerave që janë mbyllur. Gushti dhe shtatori do të shënojnë një periudhë të mbushur me harmoni. Disa nga ju që janë duke studiuar do të marrin propozime për punë, por shumë prej jush do të vendosin të shpërngulen për të gjetur diçka më të mirë. Këtë vit do të shqetësoheni më shumë për shëndetin e një të afërmi tuaj sesa për vete. Bëni kujdes me ushqimet që konsumoni në familje. Problemet me stomakun do të jenë të shumta, por ta dini se problemet shëndetësore s’e kanë fillesën tani. Ky është viti i duhur për të gjetur një metodë alternative për t’u ushqyer.
Ujori
Ujori drejtohet nga Urani dhe është shenjë e ajrit. Do të ndiheni ndryshe që në fillim të vitit, por ta dini se gjithçka varet nga ndryshimet e dy viteve të fundit. Në shenjën tuaj do të jetë vetëm planeti i Neptunit këtë vit, i cili do të ndikojë më shumë tek personat që kanë lindur mes datave 1-7 shkurt. Të gjithë ata që janë të pasionuar pas artit dhe muzikës, mund të ndjekin ëndrrën e tyre. Shumë shpesh ndodh që të lindurit në këtë shenjë e humbasin sensin e realitetit, i besojnë shumë fatit dhe s’u kushtojnë rëndësi financave. Urani, planeti i ndryshimit do të ndikojë edhe në të ardhurat tuaja që do të pësojnë ulje-ngritje të vazhdueshme. Mesi i majit do të shënojë një periudhë ngërçi. Në jetën tuaj do të hyjnë njerëz të rinj që janë më krijues sesa ju. Periudha qershor-tetor është vendimtare për krijimin e një marrëdhënieje të shëndetshme. Në periudhën 26 gusht-10 shtator do ta keni të vështirë të kuptoheni me partnerin/en. Shumë nga ju parapëlqejnë të vetëpunësohen. Në aspektin profesional do të ketë ndryshime të shumta, sidomos gjatë verës. Ndërsa në aspektin shëndetësor duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm, sepse trupi po ju jep sinjale jo shumë pozitive. Gjatë shtatorit do të gjeni zgjidhje për një problem të hershëm. Ky është çasti i duhur për t’u këshilluar me mjekët.
Peshqit
Peshqit, shenjë e ajrit dhe drejtohet nga Neptuni, njësoj si Gaforrja dhe Akrepi. Gjatë vitit 2019 do të ndodhin shumë ngjarje të pazakonta për të lindurit në këtë shenjë. Këtë vit duhet të tregoheni të vërtetë me veten dhe të ndiqni idetë tuaja unike. Periudha janar-mars është e duhura për të promovuar idetë tuaja. Gjatë majit do të ndiheni të zhgënjyer, ngaqë ju kanë bërë shumë premtime, por shumë pak kanë vepruar. Përfitoni nga koha për të mbaruar studime të lëna pezull apo çështje ligjore të pazgjidhura. Për durimin që do të tregoni do të shpërbleheni në gusht dhe në shtator, muaj gjatë të cilëve do t’ju jepet mundësia për të pasur bashkëpunime të reja. Nëse flasim për fushën e ndjenjave, ky do të jetë viti më emocionues, gjatë të cilit do të zini miq të rinj për kokë. Do të kuptoni më në fund se marrëdhëniet e së shkuarës i përkasin pikërisht asaj periudhe dhe ju duhet të ecni përpara. Do të josheni shumë nga personat që kanë kultura të ndryshme nga juaja. Sa për karrierën, ju kërkoni vazhdimisht më shumë hapësirë dhe të mos keni njeri mbi kokë, por kur punoni në një kompani, nuk ka si të jetë ndryshime. Mundësi të reja gjatë qershorit. Shumë nga ju do të vuajnë nga alergjitë stinore, prandaj duhet të bëni kujdes. Një problem familjar do t’ju shqetësojë, një operacion i papritur apo një shtrim në spital i një të afërmi.



