E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Trump shpreson gjatë vitit 2019,tek një takim me Kim Jong Un
Bota

Trump shpreson gjatë vitit 2019,tek një takim me Kim Jong Un

Presidenti Donald Trump thotë se shpreson ta takojë udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un gjatë vitit 2019 edhe pse zoti Kim deklaroi për një audiencë kombëtare se vullneti i mirë i krijuar me Shtetet e Bashkuara në vitin që sapo u mbyll nuk mund të vazhdojë gjatë 2019-s.

Presidenti Trump shprehu në Twitter optimizëm për një takim të ri me udhëheqësin Kim, një ditë pasi kreu i Koresë së Veriut paralajmëroi se Peniani mund të ndryshojë qëndrim ndaj bisedimeve bërthamore, nëse SHBA i vazhdojnë sanksionet ekonomike ndaj vendit të tij.

“Unë jam gjithmonë i gatshëm për t’u ulur përsëri me presidentin amerikan në çdo kohë dhe do të bëj përpjekje për të prodhuar një rezultat që komuniteti ndërkombëtar do ta mirëpriste. Megjithatë nëse SHBA luajnë me durimin e popullit tonë, dhe vazhdojnë sanksione apo presione pa mbajtur premtimin që kanë bërë përpara botës, ne nuk kemi asnjë mundësi tjetër përveçse të eksplorojmë një rrugë të re për të mbrojtur sovranitetin tonë dhe për të arritur paqen në gadishullin Korean”, tha Kim Jong Un.

trump

Gjatë fjalimit me rastin e Vitit të Ri, zoti Kim shprehu gjithashtu “vullnetin e fortë,” siç e quajti ai, se Koreja e Veriut nuk do të prodhojë ose provojë armë bërthamore, as “do të përdorë ose përhapë” arsenalin e saj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.