E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të dashura femra jeni pjesë e rëndësishme e kësaj shoqërie të shfytyruar
OP-ED

Të dashura femra jeni pjesë e rëndësishme e kësaj shoqërie të shfytyruar

U vranë dy femra, dy motra, dy bija, njëra grua tjetra që do bëhej dhe e gjithë shoqëria ai pak nerv reagues, kryesisht femëror, brofi tërë facebookun në një ditë në këmbë. Keqardhje? Askush nuk do të donte as ta mendonte një barbari të tillë të njerezit e tij të dashur.Unë dua që ky vend të ndryshoj nga zakonet prapanike, që Shqiperia madje është edhe më hale se kaq, aq sa as shkëlqimi verbues I dritave të një sheshi miliona euro nuk e mbulon dot pisllëkun mendor që na ka zënë përfund si fukarallëk e sna lë të çojmë kokë. Ta dini se  këtu nuk është punë negociatash me Bashkimin Evropian u hapen, su hapen, kur do hapen…. Ne rrojmë çdo ditë të jetës sonë me ligësinë për njëri-tjëtrin; rrojmë me paranojën se kush po na e fut sot, çohemi ni mëngjes dhe mendojmë si kriminelë të vegjël kujt tja fusim sot për pak përfitim. Pse e them këtë? Para pak ditësh pashë poshtë një shkrimi për një kolege komentet nga më fyeset që nuk lidheshin me punën e saj por me antropologjinë e saj. Këto komente në 90 për qind të tyre ishin nga komentuese femra. Mendoni që këto gra, nëna, bija, motra çfarë janë që shajnë si vulg një femër në punën e saj në fund të fundit, do sjellin në jetë dhe do edukojnë një brez me të mirë meshkujsh? Të dashura femra të facebookut që revoltoheni për një ditë dhe të nesermen nxitoni të kriheni të parukieria e lagjes për ca thashetheme më shumë, kjo është Shqipëria edhe e juaja. Kjo është Shqiperia ku burri të vret se i kërkon të shkosh te prinderit e tu, ndërsa ti e quan viktimën një bishtpërdredhur që e luante pak duke barazuar xhelatin me viktimën. Kush me njeh e di që nuk përtoj edhe tu jap ndonjë fshikullimë. Njerës prej zonjave të turpit që shkruante komente denigruese ndaj koleges sime I shkruajta në mesenger. E lexoi dhe nuk ktheu përgjigje. Kjo është fytyra e Shqipërisë që nuk ka kirurgji estetike apo make up artist që na e rregullon. Sepse ne jemi një shoqëri plastelinë, e deformuar, moralisht e kalbur, e korruptuar në gjenezë sa vetëm llastiku i brekëve që i heqim vend e pavënd për pak gjë që na e lyp çdo kënd mund të mburret me elasticitetin që kemi për tu përkulur sa herë na e kërkojnë. Ne jemi një shoqëri që nuk flasim, nuk korigjojme vetveten apo njeri-tjetrin por vetem majisim plagën. Ne jemi nje shoqëri që i krijojmë halle të paqena vetes kur shoqëritë e tjera mendojnë për prosperitetin. Si mund të jemi ne një shoqëri me e mirë?!!!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.