“Ta tregoj unë”, zbulohet identiteti i autorit që ekzekutoi 35-vjeçarin
Policia është vënë në kërkim të autorit të vrasjes që tronditi mbrëmjen e djeshme qytetin e Korçës, në lagjen nr 10.
Si pasojë e të shtënave me armë, rrugës për në spital humbi jetën 35-vjeçari Altin Balliu,lindur në Slabinjë të Pogradecit.
Gjithashtu policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes. Ai quhet Olger Mustafa dhe është nga Korça, banues në lagjen ku ndodhi ngjarja.
Mësohet se autori është me precedentë të mëparshëm penalë.
Një sherr banal ishte arsyeja që i mori jetën të riut, i cili u qëllua me disa plumba në kokë dhe njëri prej tyre i preku edhe syrin e majtë. Viktima kishte qenë në një lokal të qytetit me disa miq duke konsumuar alkool dhe më pas ishin konfliktuar, për të pasur me larjen e hesapeve.
Dëshmitarët në vendngjarje janë shprehur, se viktima dhe autori kanë shkëmbyer fjalët:
Kush je ti ? Kush jam unë ? Ta tregoj unë.”
Pas debatit autori i vrasjes është larguar me makinë, për t’u kthyer sërish me një armë në dorë.
Viktima kishte qenë brenda makinë së tij luksoze me targa AA947VA kur është qëlluar nga autori.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



