E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Te nderuar pedagogë,  sot keni rastin të tregoni se jeni qenie që, pertej bukës së përditshme jetoni  me dinjitet
OP-ED

Te nderuar pedagogë, sot keni rastin të tregoni se jeni qenie që, pertej bukës së përditshme jetoni me dinjitet

Respekt për pedagogët e Fakultetit Filologjik, të cilet janë hedhur në grevë dhe turp për ata pedagogë që nuk kanë kurajë të ngrihen në nivelin e statusit te profesionit të tyre për të ngritur zërin. Kjo duhet të pasohet nga të gjitha fakultetet, nëse vertetë në këtë vend ka shpresë.

Eshtë e qartë, qeveria është hedhur në aksion duke përdorur të gjitha fijet per të shuar protestën. Gjithçka po tregon fuqinë e saj kompromentuese për të penguar zërin e revoltës të vijojë të kërkojë tëdrejtat e perçudnuara në universitete. Realiteti po tregon edhe nivelin e lartë të kompromentueshmerisë tek të gjithë ata që, qoftë me veprimet, qoftë me heshtjen e tyre, po i shërbejnë këtij qellimi. Edi Rama ka kërcënuar këto ditë pedagogët duke i fajsuar ata per gjendjen në universitet. Ai e bën këtë për ti trembur ata, pikërisht sepse e di fuqinë e tyre, sidomos kur ajo bëhet bashkë me studentët. Në fakt, pedagogët, shumica e të cilëve janë njerëz të ndershëm dhe profesionistë, janë me studentët. Ata janë viktima dhe jo shkaktarë te gjendjes në universitete. Fajtorët janë në pushtet, qoftë në qeveri, qoftë në dekanate. Per këtë arsye, pedagogët nuk duhet ta mbajnë turpin e akuzës, por përkundrazi, të reagojnë, duke iu bashkuar protestës dhe duke e udhëhequr atë drejt e një pakti real për universitetin që buron prej tyre dhe jo prej shkaktarëve të gjendjes ekzistuese.

Eshte per të ardhur keq kur sheh pedagoge që ulin kokën dhe heshtin, apo dhe me keq, që iu kundërvihen studentëve të tyre për t’iu shërbyer qeverisë dhe shefave të tyre të korruptuar. Eshtë për t’u trishtuar kur sheh studentë që replikojnë me shokët e tyre, duke kerkuar me cdo cmim qe te kthehen ne mesim. Ata deshmojnë me këtë se duan më shumë pushtetin sesa universitetin, njësoj si ne mbledhjet e krerëve të maxhoracës që brohorisnin se duan më shumë partinë se Shqiperinë. Ata tregojnë se, për interesat e tyre të vogla, janë gati të shesin dinjitetin e tyre.

Te nderuar pedagogë e studentë. Duhet të kuptoni se jeni shumë pranë një mundësie të artë per të fituar një sistem të arsimit të lartë ku nuk ju shkelin më me këmbë. Shumë prej jush e kanë këtë kurajë, por ka dhe shumë të tjerë që janë mësuar të nënshtrohen. Sot keni rastin të tregoni se jeni qenie që, pertej bukës së përditshme, kërkoni të jetoni me kokën lart. Duhet të kuptoni se, në këtë mënyre, e mbroni më mirë edhe bukën tuaj. Servilizmi është një rrugë e shkurtër për të mbijetuar, por nuk ju mban gjatë. Kur ju shfrytëzojnë, ju përdorin, ju fyejnë, ju percudnojnë, ju kërcënojnë e ju heqin nga puna në 365 ditë të vitit, kjo vjen sepse jeni mësuar ti duroni, sepse jeni mesuar te mbani mbi supe peshen e pushtetit dhe jo ate të përballjes me padrejtësitë. Sot është dita kur keni mundësinë ti thyeni prangat, duke i dhënë një grusht këtij sistemi korrupsioni, gjë që ju garanton të jetoni e ushqeheni si njerëz, perndryshe e meritoni përçmimin si damkë të përjetshme të vogëlsisë suaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.