Nëse humbet Barcelona djali im në shtëpi pas ndeshjes me …
Lionel Messi është futbollist dhe familjar shembullor.
Ai kalon shumë kohë me familjen e tij, madje menjëherë pas ç’do ndeshje, ai kthehet pranë familjes, aty ku gjen bashkëshorten dhe fëmijët e tij.
Megjithatë, kur Barcelona merr rezultate negative, Messin nuk e pret një atmosferë e ngrohtë në shtëpi.
I pari që vrenjtet është djali i tij, Thiago, vetëm 6 vjeç. Ai vërshon në kritika ndaj sulmuesit argjentinas, madje i kërkon dhe llogari për paraqitjen.
Djemve të mi u pëlqen shumë futbolli. Tiago merr vesh më shumë, sepse është më i madh dhe flet gjithmonë rreth futbollit. E shoh shumë të përfshirë në gjithçka që ndodh në këtë sport. Madje kur humbas ndonjë ndeshje, ai më kritikon.
E ndjek Barcelonën, ndjek kampionatin spanjoll dhe Champions-in. I ndjek të gjitha me pasion. I pëlqen dhe bën pyetje për të kuptuar arsyet pse unë apo Barcelona nuk kemi fituar. Madje ndonjëherë më vë nota kur gjërat nuk shkojnë ashtu si duhet”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




