U dhunuan lojtarët e tij, presidenti i Skënderbeut kërkon Forcat Speciale
Pas dhunimit të tre lojtarëve të Skënderbeut para ndeshjes me Kastriotin ka reaguar edhe Adrian Takaj.
Presidenti i klubit është shprehur se asnjë forcë policie e shtetit apo private nuk ndodhej brenda në stadium.
Ai u shpreh gjithashtu se klubi po mendon të bojkotojë ndeshjen e planifikuar për orën 14:00.
Sipas klubit korçar, Oto John, Kristi Vangjeli dhe Idriz Tioskiç janë dhunuar nga 25 persona të panjohur.
Frika ka pushtuar kampin korçar, teksa në kushte të tilla drejtuesit e Skënderbeut e kanë të pamundur të ruajnë qetësinë brenda ekipit, ndaj kanë kërkuar në stadium praninë e Forcave Speciale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



