E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO| Flamurtari-Kukësi/ Gol i çuditshëm dhe spektakël, mbyllet pjesa e parë në Vlorë
Sport

VIDEO| Flamurtari-Kukësi/ Gol i çuditshëm dhe spektakël, mbyllet pjesa e parë në Vlorë

Në 19 javë kampionat, Kukësi i Armando Cungut ka arritur të sigurojë 35 pikë, duke u renditur momentalisht në vendin e 3-të, ndërkohë që Flamurtari mban vendin e 6-të me 29 pikë. Të dy trajnerët kanë bërë publike formacionet zyrtare, ku nuk mungojnë surprizat.

bandicam 2019-02-02 17-00-20-944

LIVE| FLAMURTARI-KUKËSI 1-2

Pollozhani 33′  / Ethemi 10′ , Rroca 35′ 

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet pjesa e parë. 

45′ Flamurtari e mbyll në sulm pjesën e parë, mbrohet mirë Kukësi.

43′ Pranë golit të dytë Flamurtarit. Emiliano Musta gjuan bukur me kokë nga brenda zonës, i vëmendshëm Frashëri që grushton duke larguar topin në këndore.

35′ GOOOOL KUKËSI 1-2. Vetëm 2 minuta zgjat festa e vlonjatëve. Rroca gjen rrugën e rrjetës. I ndihmuar nga era, mesfushori 25-vjeçar i ka surprizuar të gjithë me golin e shënuar. 

33′ GOOOOL FLAMURTARI 1-1. Pollozhani vendos baraspeshën. Pas një harkimi nga këndi i Kotobellit, kapiteni i vlonjatëve i ka vjedhur kohën Krasniqit duke goditur saktë me kokë. 


28′ Ndizet sfida, gjyqtari ndëshkon edhe Olsi Teqjan me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

26′ Tension në Vlorë, gjyqtari ndëshkon Useinin për protesta.

24′ Batha ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Ethemit.

20′ Batha provon me një goditje nga distanca, topi përfundon në duart e Frashërit.

17′ Pranë golit të dytë Kukësi me Vasil Shkurtajn, i cili ka humbur një mundësi të artë shënimi. Nga shumë pranë portës, sulmuesi vlonajt ka bërë të pamundurën, duke e dërguar topin jashtë kuadratit.

15′ Pollozhani vendimtar me ndërhyrjen e tij, duke frenuar goditjen e Shkurtajt drejt portës.

10′ GOOOOL KUKËSI 0-1. Valon Ethemi kalon në avantazh verilindorët. Pas një aksioni model, mesfushori i Kukësit, përfiton nga dalja jo e mirë e portierit Koliçi, duke e dërguar topin në rrjetë. 

3’ Goditje nga këndi për Flamurtarit, topi harkohet në zonë, por devijimi nga lojtarët vendas nuk gjen kuadratin.

1′ Ka nisur takimi.

FORMACIONET ZYRTARE:

Flamurtari: Koliçi, Pollozhani, Alla, Deliaj, Kotobelli, Mustafa, Useini, Batha, Musta, Beqaj, Ribaj.
Trajner: Ilir Daja

bandicam 2019-02-02 16-43-29-057

Kukësi: Frashëri, Teqja, Shameti, Krasniqi, Rrumbullaku, Dzaria, Limaj, Et’hemi, Rroca, Uilliam, Shkurtaj.
Trajner: Armando Cungu

bandicam 2019-02-02 16-44-16-131

51497656_294268847954395_6124892048660103168_n

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.