E premte, 16 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Ballkazani’,Zërit të Amerikës i përgjigjet Edi Ramës
Politikë

‘Ballkazani’,Zërit të Amerikës i përgjigjet Edi Ramës

Brenda një kohe të shkurtër, “Zëri i Amerikës”, publikoi dy investigime që tronditën opinionin shqiptarë. I pari kishte të bënte me punësimet klienteliste dhe partiake, që bëheshin në drejtorinë e përgjithshme të burgjeve dhe tjetri edhe më i rëndë, hapte dosjen 339/1 të organizatës kriminale të Avdylajve,e ku nëpërmjet përgjimeve zbulohej, se në shumë zona të vendit zgjedhjet e vitit 2017 ishin blerë nga Rilindja në bashkëpunim me krimin e organizuar.

Në të dyja rastet reagimi i kryeministrit dhe kryetarit të PS, Edi Rama, ka qenë i paprecedentë duke e quajtur median që njihet si përhapëse e zërit të lirë të demokracisë në mbarë botën, Zërin e Amerikës, si “media kazani”.

Ashtu siç bëri për rastin e parë, edhe për investigimin e përgjimeve të kryetarit të bashkisë së Durrësit Vangjush Dako me eksponentë të grupit të strukturuar kriminal të Shijakut, këtij etiketimi të Ramës i është kundërpërgjigjur shefi i seksionit të Euro-Azisë në VOA, Elez Biberaj, në një prononcim për “Shekullin”.

“Shërbimi Shqiptar i “Zërit të Amerikës”, ka ofruar vazhdimisht raportime të sakta dhe të paanshme për zhvillimet në Shqipëri dhe unë qëndroj plotësisht pas integritetit dhe gjykimit të këtyre lajmeve. Shërbimi Shqiptar, me krenari vazhdon misionin e Zërit të Amerikës për të prodhuar gazetari me vlerë të jashtëzakonshme në mbështetje të lirisë dhe demokracisë si dhe fuqizimin e audiencës së saj me lajme dhe informacione të sakta, objektive të balancuara, në mënyrë që ata të mund të marrin vendime për të informuar”, deklaron shefi i seksionit të Euro-Azisë në VOA, Elez Biberaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.