E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Me kokën ulur në prokurori, ky është shqiptari vrasës që mbyti gruan me duart e tij
Lajme

Me kokën ulur në prokurori, ky është shqiptari vrasës që mbyti gruan me duart e tij

Në videot më poshtë mund të shihni Teodor Lerën, 53-vjeçarin që vrau gruan e tij Eva Lera në Vlorë dy ditë më parë teksa merret nga burgu dhe niset për në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Teodor Lera e rrihte vazhdimisht gruan e tij. Ai ishte i papunë ndërsa Eva Lera punonte tek një dyqan në lagje. Eva Lera nuk ndahej nga burri vetëm për hir të tre fëmijëve të tyre.

Mësohet se Teodor Lera ka mbytur me duar bashkëshorten e tij, Eva, gjatë një sherri dhe më pas ka prerë damarët e dorës. Ngjarja ndodhi pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë, raporton lapsi.

Teodor Lera ndodhej në gjendje të rëndë pasi humbi shumë gjak. Siç mund ta shihni edhe në video ai tani e ka marrë veten mjaftueshëm sa të paraqitet para organit të akuzës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.