E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gareth Bale rrezikon 3 ndeshje pezullim, shkaku i mënyrës së festimit të golit
Sport

Gareth Bale rrezikon 3 ndeshje pezullim, shkaku i mënyrës së festimit të golit

La Liga e ka raportuar Gareth Bale-in në Komitetit e Garave të Futbollit Spanjoll, pasi sulmuesi i Real Madridit bëri një gjest në drejtim të tifozëve të Atletico Madridit në derbin e fundjavës së kaluar në Wanda Metropolitano. Dënimi që uellsiani mund ta marrë është pezullim me tri ndeshje.

Gareth Bale rrezikon t’i mungojë Real Madridit në tri ndeshjet e ardhshme në ligë, për shkak të mënyrës sesi e festoi golin në fitoren e Realit ndaj Atleticos në fundjavë.

Gjatë një derbi të zjarrtë në kryeqytetin spanjoll, Bale ia siguroi fitoren Realit duke realizuar golin e tretë për 3:1. Mbase si kundërpërgjigje ndaj provokimeve që iu bën nga tribunat, uellsiani me një gjest me duar, i cili u cilësua nga La Liga si nxitje e tifozëve kundërshtar.

La Liga thekson në raportin e saj se sjellja e tij nga lojtari i Realit është e ndaluar dhe sanksionohet nga sistemi legal federal dhe se duhet të jetë subjekt i ndëshkimit nga ky sistem.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.