E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-ministri sfidon Ramën: Nëse je kaq i sigurt se fiton, shpërnda Parlamentin dhe…
Sot

Ish-ministri sfidon Ramën: Nëse je kaq i sigurt se fiton, shpërnda Parlamentin dhe…

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar pas deklaratve të kryeministrit Edi Rama se opozita dëmtoi imazhin e vendit me protestën e së shtunës, duke iu referuar lajmeve në mediat ndërkombëtare. Nëpërmjet një postimi  në facebook, Manjani thotë se, siipas tij, imazhi i vendit nuk dëmtohet nga protestat kundër qeverisë, por, shton ai, nga qeveria që gënjen në emër të vendit.

Postimi i Ylli Manjanit:

Mbi shqetësimin për imazhin e vendit.

Imazhi i vendit nuk dëmtohet kur protestohet kundër qeverisë, por kur qeveria gënjen sa herë flet në emër të tij (vendit).

Shkelja e Kushtetutës dhe ligjit nga qeveria e dëmton shumë më rëndë vendin dhe imazhin e tij, sesa shkulja e kauçukut të vendosur në mënyrë të PALIGJSHME.

Imazhin vendit ja shkatërroi trafiku shtetëror i drogës e jo opozita që megjithë defektet e saj të paktën ishte e mbetet kundër këtij trafiku.

Imazhin vendit ja dëmton pa dyshim përzënia masive e njerëzve nga vendi i tyre.

Vjedhja e zgjedhjeve dhe e mandateve, ben që kryeministër të jetë dikush me vetëm 48% të votës popullore. Pra kryeministër i pakicës që ka shumicë të vjedhur.

Me në fund, po e përsëris: në është kaq i sigurt se i fiton zgjedhjet, le ta shpërndajë Parlamentin dhe ta konfirmojë me zgjedhje ate që thotë. Përndryshe i ka llafe halli…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.