Kush do mbajë përgjegjësi për këtë Skandal të rradhës, MINISTRI DELEGUES apo MINISTRI PËRFITUES I DELEGIMIT?
Policia greke ka bllokuar një numër pasaportash shqiptare, të cilat ishin duke u transportuar me autobuzë, pa ndjekur protokollin zyrtar që kërkohet në raste të tilla.
Por, pasi situata është sqaruar, ngjarja është bërë edhe më dramatike, për shkak se shoferi i ka rimarrë pasaportat nga autoritetet dhe është nisur për në Athinë ku edhe ka parkuar makinën. Në këtë parking, pasaportat e Republikës së Shqipërisë, janë vjedhur.
Mendoj se nuk ka shqiptar që ka një nivel mesatar të lexuari, që nuk e di menyrën se si transportohen dokumentar zyrtarë dhe aq me shumë, pashaportat.
Duke qënë se te dy Ministrat e Punëve të Jashtme dhe Europës, si Ministri delegues ashtu dhe Ministri pranues i delegimit nuk e dinë, po i tregoj pa mu kërkuar një gjè e tillè mënyra se si transportohen dokumentat zyrtare midis shteteve tè ndryshme:
– Me transport zyrtar ose;
– Me mjet diplomatik;
– Dhe nè çdo rast me shoqërues një punonjës të MPJE.
Mua si qytetare që kontriboj në këtë vënd, më lind e drejta të pyes:
Kush do mbajë përgjegjësi për këtë Skandal të rradhës, MINISTRI DELEGUES apo MINISTRI PËRFITUES I DELEGIMIT?
Jo për gjë por, faji brënda FAMILJES mbetet kujdo që ti mbetet.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



