Statistikat/ Barcelona më mirë se Reali në ‘Santiago Bernabeu’
Nëse shikon rezultatin 1-1 të ndeshjes së parë mes Realit të Madridit dhe Barcelonës, e vlefshme për gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit, duket sikur “Los Blancos” nisen favoritë ndaj katalanasve, për shkak të golit të shënuar në “Camp Nou”.
Megjithatë, po t’u hedhësh një sy statistikave, shumë thjesht mund të kuptohet se Barcelona në shumicën e ndeshjeve ia ka arritur të dalë me kokën lart nga “Bernabeu”.
Reali i Madridit, në 16 ndeshjet e luajtura në fushën e tij përballë Barcelonës, ka fituar vetëm në 4 raste, ndërsa Barcelona ka triumfuar në 9 përballje.
Një statistikë që tregon se katalanasit e kanë kthyer stadiumin e galaktikëve në një “shëtitje”, teksa ndihen si në shtëpinë e tyre.
E njëjta situatë ka ndodhur edhe me Realin e Madridit, që ka treguar performancë më superiore në transfertë, megjithatë sërish madrilenët nuk kanë shkuar më shumë se 4 fitore në 17 ndeshje, teksa në 7 prej tyre kanë pësuar disfatë.
Me sa duket, sot në mbrëmje Barcelona do t’u besojë statistikave në favorin e saj për të prekur finalen e Kupës, ndërsa Reali do të kërkojë të tregojë se kush komandon në Madrid.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



