E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Alba: “Krahasimi me Messin nuk i bën mirë Viniciusit dhe askujt tjetër”
Sport

Alba: “Krahasimi me Messin nuk i bën mirë Viniciusit dhe askujt tjetër”

Vinicius Junior ishte lojtari më i mirë i Real Madridit në ndeshjen e mbrëmshme, kundër Barcelonës, por mbrojtësi katalonas, Jordi Alba, beson se braziliani nuk mund të krahasohet me Lionel Messin.

Real Madridi u mposht mbrëmë me rezultat 3:0, në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit. Viniciusi i humbi katër raste për të shënuar gol, pjesën e parë të ndeshjes, mirëpo shumë komentatorë e lavdëruan atë duke e krahasuar me Messin.

Pyetjet për ngjashmërinë mes këtyre dy futbollistëve nuk përfunduan as pas ndeshjes, mirëpo mbrojtësi anësor i Barcelonës, Alba, tentoi t’u japë fund atyre duke thënë se Viniciusi s’mund të krahasohet me argjentinasin.

“Në fund të fundin, ne po e krahasojmë atë me të mirin e botës [Messin]… Ta hajë dreqi! Viniciusi është lojtar i mrekullueshëm, nuk kam thënë kurrë diçka të keqe për të”, ka thënë Alba.

“Por, duhet të tregohemi të arsyeshëm dhe të jemi të sinqertë. Ai është një futbollist fantastik, që është duke dhënë shumë për Real Madridin, përkundër moshës së tij. Nuk është e lehtë që në një klub të madh si Real Madridi, në moshën vetëm 18-vjeçare, të krijosh raste dhe të jesh njëri ndër yjet e çdo ndeshjeje”.

“Ajo që e bën ai nuk është e lehtë. Por, krahasimi me Messin nuk i bën mirë as atij e as askujt tjetër”.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.