E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A do mungojë përballë Napolit? Ja çfarë thotë Allegri për Ronaldon
Sport

A do mungojë përballë Napolit? Ja çfarë thotë Allegri për Ronaldon

dyshim për ndeshjen me Napolin që do luhet sonte.

Allehri ka bërë të ditur se Ronaldo është më mirë dhe do jetë gati për ndeshjen me Napolitanët.

Ronaldo u stërvit ndaras pjesës tjetër të skuadrës së Juventusit të mërkurën, pasi e pësoi një lëndim në ndeshjen e javës së kaluar, kundër Bolognas. Mirëpo, ai u stërvit normalisht të enjten dhe të premten.

Për shkak që Juventusi është 13 pikë para Napolit, rivalit të tyre më të afërt për titullin e Serisë A, mediet italiane sugjeronin se portugezi mund të pushojë në ndeshjen e së dielës, për shkak të përballjes me Atletico Madridit, pas dhjetë ditësh.

“Ronaldo ushtroi me ekipin dhe do të luajë nesër.  Sami Khedira ka nevojë për teste. Po shpresojmë se Douglas Costa do të kthehet kundër Atletico Madridit, ndërsa Juan Cuadrado është ende larg rikuperimit”, ka thënë Allegri.

Juventusi pësoi disfatë me rezultat 2:0 në ndeshjen e parë kundër Atletico Madridit, në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve. Skuadra e Allegrit do të tentojë ta përmbysë rezultatin në ndeshjen kthyese, në Allianz.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.