I grabit çantën me para, policia arreston shqiptairn e Kosovës në tregun e Milotit
Policia e Kurbinit ka vënë në pranga këtë të dielë një shqiptar të Kosovës, i cili akuzohet për grabitjen e një tjetër qytetari në tregun e Milotit.
Policia raporton se shtetasi B.A, 46 vjeçar, ka grabitur çar, ka grabitur çantën e një 57 vjeçari, duke i marrë një sasi prej 100 mijë lekësh.
Njoftimi i policisë:
Kurbin
I vjedh nga çanta një shumë parash një shtetasi, arrestohet në flagrancë nga policia
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme , kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin B.A., 46 vjeç, banues në Mitrovicë, Kosovë.
Ky shtetas, në tregun e Milotit, i ka vjedhur nga çanta një shtetasi shumën monetare prej 100.000 lekë.
57 vjeçari nga Kurbini e ka konstatuar në moment dhe ka lajmëruar policinë, ku falë reagimit në kohë , shërbimet e policisë bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma monetare që shtetasi B.A , kishte vjedhur në çantën e 57 vjeçarit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kurbin,për veprën penale “Vjedhja”neni 134 i Kodit Penal.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



