E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vret veten 41 vjeçarja pasi telefonoi policinë: Kujdesuni për fëmijët. Emri
Lajme

Vret veten 41 vjeçarja pasi telefonoi policinë: Kujdesuni për fëmijët. Emri

Një 41-vjeçare nga fshati Molisht në ish/komunën Sinjë, në rrethin e Beratit, i ka dhënë fund jetës mesditën e sotme.

Merita Filaj, nëna e 3 fëmijëve, ka varur veten me litar në kasollen e barit, që ndodhej pak metra larg banesës së saj. Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se,viktima,15 minuta para vetëvarjes, ka telefonuar policinë, në numrin 129 dhe u ka thënë duke qarë që të kujdeseshin për fëmijët e saj.

Patrulla e policisë, pas lokalizimit të telefonatës, eshte nisur drejt banesës së familjes Filaj por e kanë gjetur gruan të vetëvarur në kasollen pranë shtëpisë.

Viktima 41-vjeçare, Merita Filaj nuk vuante nga asnjë formë depresioni por duket se kushtet e vështira ekonomike në të cilat jetonte, e kanë detyruar të ndërmarrë këtë akt ekstrem. Merita jetonte e vetme në një banesë në fshatin Molisht, që ndodhej 3 km e veçuar larg banesave të tjera. Ajo jetonte me 2 vajzat e saj, ndërsa bashkëshorti dhe djali kishin emigruar në Greqi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.