E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ambasadori i OSBE: T’i garantohet qytetarëve se vota e tyre vlen
Politikë

Ambasadori i OSBE: T’i garantohet qytetarëve se vota e tyre vlen

Në fjalën e tij, kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu tha se policia është aktori kryesor, i cili garanton ushtrimin e të drejtës së votës për të gjithë qytetarët shqiptarë.

“Policia është aktori kryesor për të ushtruar drejt të drejtën e votës. Policia vepron në zbatim të ligjit. Shembull janë proceset zgjedhore të mëparshme ku policia ka ushtruar drejt funksionin e saj. Trajnimi nis sot me drejtuesit qendror dhe do te vazhdojë me te gjithë punonjësit e përfshirë”, tha Veliu.

Ndërsa Borchardt u shpreh se ka besimin se policia e shtetit do të jetë asnjanëse, ndërsa shtoi se sjellja profesionale e institucinove publike, përfshirë  edhe policinë e shtetit mund të shtojnë tek njerëzit garancinë se vota e tyre me të vërtet është e vlefshme

“Megjithëse diskutimet politike kanë potencialin e ulët se besimi publik në proceset themelore demokratike të organizimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, unë jam i sigurt se sjella profesionale e institucioneve publike, duke përfshirë edhe policinë e shtetit mund të shtojnë tek njerëzit garancinë se vota e tyre me të vërtet është e vlefshme dhe se rezultatet përfundimtare pasqyrojnë vullnetin politik të të gjithë shoqërisë shqiptare.  Kam  besimin se policia e shtetit do të jetë asnjanës në këtë proces kaq të rëndësishëm dhe do të sillet me profesionalizëm dhe dinjitet”, u shpreh Borchardt.

Fjala e plotë e Ardi Veliut:

Zgjedhjet për qeverisjen vendore në Shqipëri, më 30 Qershor 2019, do të jenë veprimtari dhe angazhime me rëndësi sociale për vendin tonë. Ky proces vlerësohet dhe ka vëmendjen e të gjithë opinionit publik shqiptar dhe faktorit ndërkombëtar për faktin e thjesht se është një tregues i rëndësishëm i ushtrimit të të drejtave themelore të njeriut në një shtet demokratik, siç është e drejta e votës, si shprehje të një vullnet të lirë dhe të patjetërsueshëm nga askush. Pa dyshim Policia e Shtetit është një nga aktorët kryesor, për të siguruar një mjedis korrekt dhe të qetë, për të ushtruar këtë të drejtë nga të gjithë votuesit, por edhe për të ruajtur e siguruar procesin zgjedhor nga pikëpamja e rendit, e sigurisë dhe krimeve zgjedhore.

Gjithmonë Policia e Shtetit ka vepruar dhe vepron në bazë dhe për zbatim të ligjit, edhe në këtë rast ajo ka si mision të saj, ruajtjen e rendit publik dhe hetimin e veprave penale vetëm në bazë e për zbatim të detyrave të përcaktuara në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë dhe udhëzimeve të KQZ-së. Shembull i qartë i kësaj janë proceset zgjedhore të viteve të mëparshme ku Policia e Shtetit i ka kryer më së miri detyrat e saj, e shprehur kjo dhe në raportet e strukturave të specializuara ndërkombëtare që monitorojnë zgjedhjet dhe nga partnerët tanë që asistojnë Policinë e Shtetit.

Edhe për këto zgjedhje pritshmëritë për veprimtarinë e Policisë së Shtetit do të jenë cilësisht në rritje dhe të orientuara drejt zbatimit korrekt të ligjit. Këtij qëllimi i shërben dhe trajnimi i të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit, trajnim i cili fillon sot me drejtuesit qëndrorë dhe vendorë të Policisë së Shtetit e do të vijojë më pas me të gjithë punonjësit që do të përfshihen në këtë proces. Gjej rastin të falënderoj Prezencën e OSBE-së në Tiranë, për kontributin e tyre për zhvillimin e këtij trajnimi. Ju siguroj se Policia e Shtetit edhe në këtë proces zgjedhor do të tregojë se është promotore e vlerave më të mira të një shoqërie demokratike. Suksese në procesin e trajnimit të gjithë punonjësve të policisë”,  tha ai.

Nga ana tjetër, ambasadori OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchard duke përgëzuar punën e strukturave të policisë në  zgjedhjet e 2017 theksoi se duhet thelluar edhe më tej bashkëpunimi me KQZ dhe prokurorinë.

“Në 2017 bëtë përpjekje te madhe dhe puna juaj ishte e kënaqshme. Bashkëpunimi i policisë, KQZ dhe prokurorisë është i rëndësishëm për zgjedhjet. Sjellja e institucioneve mund të shtojë besimin tek qytetarët që vota e tyre është e vlefshme. Trajnimi ju rifreskon njohuritë që keni marrë dhe përgjegjësitë”, shtoi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.