Bajerni nuk ndalet, 100 milionë euro për super talentin 19-vjeçar
Presidenti i Bajernit, Uli Hoeness ka haupr “thesin” dhe nuk do të ndalet me transfertat e mëdha.
Pas Benjamin Pavard i cili u ble nga Shtutgarti për 35 milionë euro, ditën e djeshme bavarezët kanë zyrtarizuar edhe afrimin e mbrojtësit të krahut të majtë të kombëtares franceze, Lucas Hernandez, për kartonin e të cilit kanë derdhur në arkat e Atletico Madrid shifrën rekord të 80 milionë eurove.
Por ky rekord pritet të thyhet gjatë merkatos së verës ku Bajerni ka planifikuar të shpenzojë plot 100 milionë euro për talentin e Bayer Leverkusen, Kai Havertz, shkruan “Bild Sport”.
Nëse kryhet me sukses atëherë Bajerni do të thyejë rekordin e transferimeve në të gjithë historinë e klubit.
Havertz është vetëm 19 vjeç dhe në 79 paraqitje ka shënuar 17 gola.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



