Kryeministri me atlete, i një populli që ende LYP
Edmond Harizaj
Baton, na i kurse sofizmat me atlete
Kishte shkruar Batoni sot per atletet e Rames, goxha gjate. Duke pretenduar t’u shpjegoje “shqiptareve budallenj” kudo qe ndodhen dhe qe nuk kuptojne, se ajo veshje e kryeministrit shqiptar ne takimet zyrtare tregonte lirine e tij kundrejt ngushtesise se kostumit te burokratit.

Ashtu Baton ashtu. Mire qe u more me atletet e kryeministrit dhe jo me axhenden dhe arritjet qe na interesojne, mire qe na the nje gje qe askush nuk e kishte vene ne diskutim me sa kam lexuar, por me kthesa, kalime, mbikalime e nenkalime u perpoqe te na paraqesesh nje te pare shqiptar te barabarte me te paret boterore. Jo mor Baton qe perpiqesh me sa mundesh ti besh qejfin kryeministrit, nuk eshte i pari shqiptar i barabarte me te paret e tjere boterore.
Pikerisht se eshte i pari shqiptar dhe jo Edi Rama. Kur ai shkon ne ato takimet atje, nuk perfaqeson Edi Ramen, as dinastine Rama, por Shqiperine dhe shqiptaret. Shqiperine qe ndonjehere edhe ti e di si eshte, dhe shqiptaret qe ende shpresojne se…ka shprese.
Pra me pak fjale, nje vend dhe nje popull qe ende LYP. Qe e fusin ne NATO per strategjine e te tjereve dhe qe kerkon te hyje ne BE serish per strategji, jo pse ne mund te perafrohemi sadopak me ndonje shtet te BE-se. Keshtu pra Baton, ne jemi nje vend qe duhet te perfaqesohemi kokeulur, modeste, dhe me shume projekte.
Me teper nga te gjithe keshtu duhet te perfaqesohen politikanet tane. Jane tre dekada Baton dhe nuk mund te flasim per atletet e kryeministrit pas tre dekadash, as per simbolikat. Nje popull aq i stresuar e i lodhur si ky yni, nuk i duhen simbolikat. Simbolikat i ben i pari i SHBA-ve, i Rusise, i Gjermanise, i Britanise, Frances, Italise, Kines, madje edhe ai i Korese se Veriut.
Sepse ata as e rruajne se cfare mund te mendojne te tjeret, qe gjithsesi do u servilosen e do u thone “sa bukur”. Ndersa i pari yne, duhet te jete i perunjur, jo i perulur sigurisht, per vendin dhe popullin e tij, jo per veten e tij. Keshtu pra Baton, na i kurse sofizmat me atlete here tjeter…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



