E premte, 16 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/’Jam miku i Ardit Veliut….’ Alizoti: ‘Mora një pako të mirë’
Politikë

VIDEO/’Jam miku i Ardit Veliut….’ Alizoti: ‘Mora një pako të mirë’

Ish-deputeti demokrat Ervi Salianji ka publikuar përgjime të reja lidhur mbi implikimin e Drejtorit të Policisë Fier, Albert Nushi në manipulimin e shtetasit Fredi Alizoti, më qëllim që ky i fundit të hiqej sikur ishte ai Geron Xhafaj, vëllai i Fatmir Xhafaj, i kapur në audiopërgjimin e ‘Babales’ duke folur për ndihmesë në trafikimin e lëndëve narkotike.

Në përgjimin e parë të ri që u publikua sot, Fredi Alizoti komunikon fillimisht me numrin 129 duke u paraqitur si miku i Ardi Veliut, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, duke kërkuar që ta lidhin me Drejtorin e Policisë së Fierit, Albert Nushi, më të cilin më pas është kapur në përgjime.

Telefonata e parë është zhvilluar më 1 qershor 2018

Fredi Alizoti komunikon me sallën e Policisë në numrin 129. Ku i kërkon ti japin numrin e Drejtori të Policisë së Fierit

120-Policia e Shtetit, si mund t’iu ndihmoj

Fredi Alizoti- Alo…

129-Po.. Policia

Fredi Alizoti- Zotëri të kam marrë nja 5 herë në telefon

129-Urdhëro ça problemi ke. Fol

Fredi Alizoti- Nuk është problemi… Do më lidhësh pak me drejtorin e Policisë… Jam një miku i Ardi Veliut, Drejtorit të Përgjitshëm

Ej unë jam…

129-Merre në telefon Drejtorin e Policisë. Lidhu në telefon

Fredi Alizotin- Po do ma japësh numrin e Drejtorit të Policisë

129-Numrin e drejtorit nuk ta jap nëse nuk ma jep emrin

Fredi Alizoti- Ej është një gjë me rëndësi vëlla

129- Po mirë mo, më jep një emër kush je ti që t’ia jap Drejtorit

Fredi Alizoti- Pse nuk të del numri ty aty

129- Numrin e gjej unë, po se di

Nuk ti jap dot ashtu numrat

Fredi Alizoti- Ah.. Mirë po ta jap unë emrin

Vëlla. Fredi Alizoti….

129-Ca problemi ke?

Ah?

129- Po mirë ca problemi ke.

Fredi Alizoti- Po ca problemi të kem. Unë do flas me drejtorin vlla

A më dëgjo. Unë mund të flas edhe në Tiranë tani, por dua atë flas i cik me atë ën Fier tani

O vlla më dëgjon. Dëgjo mund të më dëgjosh për 2-3 orë edhe në televizion ti

Të më marrë i çik drejtori tani në telefon se kam ca gjëra për ti treguar

129- Mirë do ja thëm drejtrori

Fredi Alizoti- Jo jo, po ashtu do iki lart në Tiranë

129-Do ja them drejtorit, ti shko ku të duash

Fredi Alizoti- Ok po pres telefonatën

Telefonata e dytë e publikuar sot nga Salianji i përket datës 1 qershor 2018

Në përgjim Fredi Alizoti komunikim me një person i paidentifikuar i cili është shoku i tij të cilin i pohon se e mori “Pakon’

Fredi Alizoti- O vlla

X- Hë ça po bën

Fredi Alizoti- Ej, maroi ky muhabet

X- Mirë boll o vlla, ça të të thotë vëllai

Fredi Alizoti- Dëgjo mua, dëgjo….

X- Hë

Fredi Alizoti- Për 5 minuta vjen drejtori … mora një pako të mirë

X- Ok laliiiii

Fredi Alizoti- Ok. Ta dëgjosh, do ta dëgjosh

Ok?

 

Telefonata e tretë e përgjuar i përket datës 3 tetor 2018

Fredi Alizoti flet në telefon me nëndrejtorin e Policisë së Fierit, ku i kërkon llogari këtij të fundit se pse nuk e ka marrë në telefon

Nëndrejtori i Policisë Fier- Ore ça bëre?

Fredi Alizoti- Pse nuk ma bëre një zile mua

Nëndrejtori i Policisë Fier- Kush?

Fredi Alizoti- Po ti mo mua

Nëndrejtori i Policisë Fier- Isha në një vaki

Fredi Alizoti- Po ti të ma bëje një zile mua. Në vaki jemi të dy….

Nëndrejtori i Policisë Fier- Sapo lamë punë dhe më morën për drekë tani

Hajd do vi në punë dhe do flasim…..

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.