E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Messi votohet më i miri i të gjitha kohëve për goditjet e lira
Sport

Messi votohet më i miri i të gjitha kohëve për goditjet e lira

Lionel Messi e shënoi golin e 47-të nga goditjet e lira në karrierën e tij në ndeshjen e së martës dhe kjo ka bërë që tifozët e futbollit të votojnë në favor të pesë-herë fituesit të Topit të Artë për lojtarin më të mirë për goditjet e lira.

SportBible e vendosi një anketë në Twitter për tifozët e futbollit dhe nga 48 mijë tifozët që morën pjesë, 42 për qind votuan për Lionel Messin, i cili i mposhti David Beckhamin, Juninho Pernambucanon dhe Ronaldinhon për t’u shpallur lojtari më i mirë për goditjet e lira, transmeton Gazeta Express.

Beckhami, i famshëm për golat e bukura për Manchester Unitedin e ekipin kombëtar të Anglisë në karrierën e tij, e mori 26 për qind të votave, duke e lënë pas Juninhon me 23 për qind. Ronaldinho mbeti i katërti, me 9 përqind.

Këtë sezon, Messi i ka lënë shumë prapa vetes futbollistët e tjerë sa i përket statistikat për golat e shënuara nga gjuajtjet e lira. Deri më tani, ai e ka arritur shifrën prej 12 gola nga këto pozita, më shumë sesa të gjithë të tjerët.

Sa i përket teknikës së tij, Marca e ka analizuar atë detajisht, duke raportuar se këmba e argjentinasit kur gjuan goditje të lira vendoset në kënd prej 50 shkallësh. Ai e vendos pothuajse të gjithë këpucën e tij në tokë para se ta godasë topin, duke i dhënë goditjes më shumë stabilitet dhe kontroll.

Për ta përmirësuar saktësinë, Messi i harkon shpatullat e tij dhe gjoksin, duke u kërrusur për ta vendosur trupin në një pozitë më kompakte.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.