E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Pordhën e sotme mos e lër për nesër’, ja se si Ylli Dylgjeri ironizon Cakajn për ndikimin rus
Lajme

‘Pordhën e sotme mos e lër për nesër’, ja se si Ylli Dylgjeri ironizon Cakajn për ndikimin rus

Ylli Dylgjeri, ish-drejtor i Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve dhe PPP-ve, ka ironizuar gafat e vazhdueshme të Ministrit të deleguar të Jashtëm, Gent Cakaj, i njohur tashmë për të trashat që këput në takime dhe intervista, siç ka bërë së fundmi kur ka folur edhe për ndikimin rus në Shqipëri.

Një Cakë një gafë!

Prap Ministri Caka e pordhi intervistën…

Duke folur për ndikimin rus në Shqipëri, Caka tha: “Lidhur me shqetësimet e sigurisë që vijnë prej veprimeve të Rusisë, këtu mund të nënvizoj 3 faktorët kryesorë, që kanë qenë objekt i diskutimeve të sotme.

E para, prishja e *traktatit të rrezeve* me veprim të mesëm nga ana e Rusisë.

E dyta, problemet që vijnë nga aktivitetet e luftës hibride të Rusisë në përgjithësi.

E treta, situata në Detin e Zi, situata e sigurisë në Detin e Zi, thënë më saktësisht, pas incidenteve të shkaktuara nga Rusia në detin Azov”.

Ndreqje pordhësh*

Bëhet fjalë : Për Traktatin Bërthamor për raketat me rreze të mesme veprimi…uffff!’, ironizon Dylgjeri kanakarin Ministër të Ramës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.