E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti kërkon sqarime nga Shtabi për ushtrinë në Rinas
Politikë

Presidenti kërkon sqarime nga Shtabi për ushtrinë në Rinas

Pak orë pasi Lulzim Basha deklaroi se vendosja e ushtrisë në aeroport është antikushtetuese, duket se është nxitur edhe Presidenti i Republikës.

Ilir Meta i ka kërkuar informacion Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura për vendimin e vendosjes së Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave të Armatosura në aeroportin kombëtar, shkruan JavaNews.al

Zëdhënësi i Presidencës sqaron sot se  Presidenti i Republikës i ka kërkuar zyrtarisht informacion Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçakut, mbi bazën ligjore të vendosjes së efektivëve të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave tona të Armatosura në perimetrin e sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza.

Dje ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka deklaroi për vendimin e vendosjes së ushtrisë në aeroport, ndërsa pak orë më vonë nisi edhe vendosja e trupave të Policisë Ushtarake.

Por ky urdhër i Xhaçkës u komentua nga kreu i Partisë Demokratike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.