E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Goditet grupi i shpërndarjes së kokainës,“Shefi” i grupit miku i Shullazit
Lajme

Goditet grupi i shpërndarjes së kokainës,“Shefi” i grupit miku i Shullazit

Një sasi prej 1 kg kokainë është sekuestruar nga policia e Tiranë, duke çuar në pranga pesë persona, përfshirë tri vajza.

Në pranga ka përfunduar Klajdi Gjeci, i konsideruar si kreu i grupit të shpërndarjes së kokainës.

Gjeci konsiderohet si i njohur i Emiljano Shullazit, i cili aktualisht është në burg për një sërë veprash penale, përfshirë grup të strukturuar kriminal. Ai është dënuar me 14 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Grupi i Gjecit bashkëpunonte me grupin e goditur sot në Elbasan.

Operacion antidrogë në Elbasan e Tiranë, shkatërrohet grupi kriminal, dalin emrat e parë

10 persona janë shoqëruar ditën e sotme nga policia, si pasojë e një operacioni antidrogë, i cili është duke u zhvilluar në Elbasan dhe Tiranë nga Policia e Shtetit.

Sipas “News24” personat e shoqëruar rezultojnë me precedentë penalë, ndërsa për pesë prej tyre ka urdhër arresti. Në prangat e policisë kanë rënë Agron Qafa, Lavdosh Demaj dhe njëkohësisht  janë arrestuar dhe tre persona të tjerë me veprimtari kriminale.

Policia-Kruje_1-626x450

Arrestimi i tyre është bërë në kuadër të një operacioni të fuqishëm për shkatërrimin e një grupi të strukturuar kriminal që vepron në disa qytete, si Tiranë, Elbasan, Fier etj.

Policia ka gjetur deri tani rreth 1 kg kokainë, ndërkohë që dyshohet dhe për armëmbajtje pa leje. Arrestimi i tyre pritet që të çojë në zbardhjen e disa ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhur në Elbasan dhe disa qytete të tjera.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.