E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Mira e goditi jashtë rrugës”, flasin familjarët e 17-vjeçarit të aksidentuar
Sot

“Mira e goditi jashtë rrugës”, flasin familjarët e 17-vjeçarit të aksidentuar

Nertili në muajin maj mbush 17 vjeç edhe pse sipas familjarëve policia e kishte shënuar si 76-vjeç në raportin e aksidentit.

 Nertil Pëllumbi në spital.

Ai është rritur pa e njohur i e tij, por të afërmit shprehen se nuk është pa familje dhe është e turpshme dhe skandaloze se si është fshehur ngjarja e rëndë.

Gjithçka u mbajt e fshehtë, por si qëndron e vërteta? Një nga familjarët e Nertilit ka rrëfyer:

Kjo është gjendja e djalit tonë për ata që s’e besojnë dhe thanë se ishte jashtë rrezikut për jetën. Nertili po mbahet me tuba në spital dhe nuk e dimë a ka shpresë për të!
Atë ditë që e ka aksidentuar Mira, pak para Nertilin e ka përcjellë halla e tij në rrugë dhe e ka lënë në cep ku do priste një furgon ose autobus për Durrës. Nertili nuk ka qenë në rrugë, ajo e ka shtyp jashtë rrugës, nuk e di se si por ne besojmë që ka qenë e dehur sepse ska mundësi ndryshe.
Pasi e ka përplasur e ka çuar në spital me makinë private dhe ne si familjarë të tij nuk e kemi dit për 3 ditë se ku e kemi djalin.
I ati s’ka lënë vend pa e kërkuar aq sa thoshte do e gjej të vdekur në ndonjë kanal!
S’kemi lënë Komisariat pa shkuar dhe nuk merrnim informacion, kur pas 3 ditësh e marrim vesh që në Polici e kishin shënuar emrin e tij të plotë por moshën 76 vjeç! Skandal!
Shkuam në spital dhe u tronditëm kur gjetëm Nertilin në këtë gjendje. Ajo plehra që e shtypi nuk ka ardhur njëherë të vizitojë familjarët se mendon që ai fëmi është pa familje, por rri e flet lart e poshtë.
Un e kuptoj që aksidente ndodhin kudo, por nuk ja falim që e ka fshehur dhe manipuluar ngjarjen! Nuk e kuptojmë së si nuk është në burg ajo femër?! Kur ne na gjobisin për një rrip sigurimi! Si nuk merr mundimin Policia ta zbardhë ngjarjen? Nuk paska rëndësi jeta e një fëmijë që nuk është djal i ndonjë politikani apo VIP-i, por i një qytetari të thjeshtë?!
Nertili vërtet është jetim nga nëna dhe s’e ka njohur kurrë, por nuk është pa familje.”

Nuk dihet edhe sa ditë do të mbahet 17-vjeçari në spital në këtë gjendje, por sipas familjarit të tij ndoshta vetëm jashtë Shqipërisë ka shpresa.

Ky që po shihni në video është Nertili i cili po mbahet me tuba në Spitalin e Traumës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.