Sa neveri për ty që vure dorë mbi një grua….
Sot më shumë se kurrë, më ngjallet neveri mua dhe çdo qytetari të madh e të vogël të këtij vendi. Ju që bëni show me ligje e strategji për barazi gjinore e për forcim të ligjit kundër dhunës ndaj gruas, ju që inkurajoni gratë e dhunuara të kerkojnë ndihmë e mbrojtje pikërisht tek ato uniforma të cilat i dhunuan e poshtëruan paturpësisht sot.
Ju zonja të mazhorances, që bilbilosni në komisione e emisione televizive, sot më shumë se kurrë kuptuam që e bëni për të krijuar e ndërtuar imazhin tuaj, dhe jo për ato gra që kanë vertetë nevojë, e që nga sot u ristruken sërish nën çatinë e dhunuesit, nga mosbesimi i vertetuar, që ky shtet do t’i mbrojë e mbështesë. Perse asnjëra prej jush nuk reagoi apo dënoi aktin e turpshëm të atij polici, që vuri dorë mbi një grua, nënë, motër, ajo është dorë e shtetit, e nesër mund të godasë secilën prej nesh.
Kush qenkan këta bij të paudhë, keta individë të frustruar e të paqytetëruar, këta burra pa burrni, këto specie të neveritshme që vendosen për të mbrojtur qytetarët dhë janë pikërisht ata qe i dhunojnë qytetarët. Kush dhunon një grua, nuk di vlerën e një nëne, nuk njeh dashurinë e një motre e nuk di të vlerësojë një bashkëshorte, me pak fjalë është thjesht një qenie jonjerëzore.
Ti që sot dhunove atë grua, numëro orët e tua në ate detyrë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



