Manjani : Dikur Rama na lutej dhe jargavitej për të vazhduar koalicionin ….
Pas akuzës së Kryeminsitrit drejtuar LSI se ai është formacioni politik që ka grabitur më shumë vota në Shqipëri ka ardhur menjëherë nje reagim nga ish minitri i kësaj forcë politike Ylli Manjani. I njohur për thumbimet e tij të herëpashershme Manjani nuk ka heshtur edhe këtë herë dhe e ka komentuar në një stil ndryshe deklaratën e kryeministrit. Manjani ka thënë se dikur Rama i lutej dhe u jargavitej për të vazhduar koalicionin dhe se ai nuk duhet ta harrojë këtë. Edhe nëse nuk e mban mend ia kujton ai. Më poshtë postimi i plotë i Manjanit në rrjetin Facebook.
KOMENTI I PLOTË I MANJANIT:
“Interesant!
Kryeministri ka thënë sot se: “shitblerjen e votave e bën LSI. Duhet larguar ajo parti që të ndalohet shit-blerja e votave…”
————————————-
Një Kryeministër, pa dyshim di shumë gjera, ndaj po e marr të mirqenë për një moment atë që Ai thotë.
Por kjo nuk më ndihmon ti pergjigjem drejt këtyre pyetjeve:
- Këto personazhet që u zunë në përgjime, (dosja 339 dhe 184) nuk janë të PS?! Janë të LSI?!
- Po pse i lutej e i jargavitej LSI për të vazhduar koalicionin?! A ishte LSI “e keqja” e zgjedhjeve?
- Mos ka patur gjë idenë se donte të bënte koalicion me “blerësit e votave”?!
- Kush nga LSI bleu vota?! Pse qeveria që tashmë ka drejtësinë e Policinë që do, nuk e arreston dhe dënon blerësit e votave?
- Këtë nxjerrjen nga loja të LSI e ka si vendim qeverie, apo pjesë të kulturës moniste që tashmë e karakterizon? Akoma nuk zuri mend nga gabimi me batutën “ndjesë pastë LSI”?!..
Shumë përçart duket kjo logjikë…
P.S. Nuk e di se çfarë mendon LSI për këtë deklarim te Kryeministrit, por desha thjesht të ndihmoj çuarjen deri në fund të llogjikës së “fajtorit që kërkon ta hedhë fajin e vet ku të mundet” – ka përfunduar Manjani.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



