E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lajm i mirë për Liverpoolin, kundërshtari i radhës i Cityt e mposht gjithmonë kampionin në fuqi
Sport

Lajm i mirë për Liverpoolin, kundërshtari i radhës i Cityt e mposht gjithmonë kampionin në fuqi

Tifozët e Liverpoolit do të mbështetet te Burnley për ta kaluar Manchester Cityn në garën për titullin e Premierligës. Burnley e ka mposhtur kampionin në fuqi të ligës angleze çdo sezon që kanë luajtur në Premierligës dhe tifozët e Liverpoolit po shpresojnë se pikërisht kjo gjë do të ndodh përsëri.

Gara për titullin e Premierligës është në duart e Manchester Cityt, pasi që skuadra e Pe Guardiolës e ka një pikë më shumë se Liverpooli. Me vetëm tri ndeshje deri në fund, Jurgen Kloppi po shpreson se Manchester City do të humbasin ndonjë pikë deri në fund.

“Citizens” do të ndeshet në shtëpi me Leicesterin dhe pastaj do të udhëtojë në Brighton, mirëpo ndeshja e tyre e radhës mund të jetë më e rrezikshme për ta, pasi që ata do të përballen me Burnleyn në “Turf Moor”.

Burnley nuk ka luajtur në të njëjtin nivel si sezonin e kaluar, mirëpo që nga Krishtlindjet i kanë humbur vetëm tri ndeshje. Si rezultati i kësaj, tifozët e Liverpoolit po i mbështesin djemtë e Sean Dyche që ta barazojnë apo fitojnë përballjen me Manchester Cityn, në mënyrë që “Reds” ta kenë mundësinë ta fitojnë titullin.

Por, nëse tifozët e Liverpoolit dëshirojnë të emocionohen për ndonjë arsye për këtë ndeshje, atëherë arsyeja e përsosur mund të jetë reputacioni që Burnley e ka për ta dëmtuar kampionin në fuqi të ligës.

Bunrley e ka mposhtur kampionin në fuqi në të katër sezonet që ka luajtur në Premierligë dhe tani mund ta vazhdojnë këtë rekord duke fituar në ndeshjen kundër Manchester Cityt.

Ecuria e tyre mbresëlënëse:

2009/10: Burnley 1:0 Manchester United

2014/15: Burnley 1:0 Manchester City

2016/17: Burney 1:0 Leicester City

2017/18: Chelsea 2:3 Burnley

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.