Dëmtohet ‘ylli’ i Liverpoolit në prag të gjysmëfinales kundër Barçës në Champions
Liverpoolit ka marrë një lajm të keq para duelit me Barcelonën në Champions League.
Ylli i Liverpool, Roberto Firmino është dëmtuar para se të fillonte ndeshja kundër Huddersfield.
Për shkak të lëndimit, trajneri Jurgen Klopp u detyrua ta poziciononte në stolin rezervë ndërsa në vendin e tij u aktivizua, Daniel Sturridge.
Sipas gazetës spanjolle “Sport”, Firmino është në dyshime nëse do të mund të luaj në ndeshjen e parë kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve.
Sulmuesi brazilian ka probleme me muskuj, por do të jetë ekzaminimi mjekësor që do të përcaktojë shkallën e dëmtimit dhe kohëzgjatjen larg fushave të blerta.
Kujtojmë që ditën e mërkurë në 1 maj Barcelona do të presë në “Camp Nou” skuadrën e drejtuar nga Jurgen Klopp.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



