E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Burg për “dajën” nga Kosova, çfarë deklaroi për grabitjen në Rinas
Lajme

Burg për “dajën” nga Kosova, çfarë deklaroi për grabitjen në Rinas

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg”, për shtetasin Ragip Hajdini, i akuzuar për grabitjen e Rinasit.

Përpara togave të zeza ai tha se nuk ka lodhje me ngjarjen.

Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura, pa praninë e medieve.

Mësohet se 50-vjeçari mbajti qëndrim mohues gjatë gjithë procesit.

Dyshohet se Hajdini është anëtari i grupi të strukturuar kriminal dhe ndaj tij rëndojnë akuzat  si grabitje me armë, armëmbajtje pa leje, vrasjen e efektivëve të policisë, mbetur në tentative, mbi grabitjen e datës 9 prill 2019 në Aeroportin e Rinasit

Deri më tani ka shkuar në 6 numri i të arrestuarve për grabitjen e Rinasit. Ragip Hajdini është nga Kosova dhe u prangos në Kavajë  pak ditë më parë, me dyshimet se është njëri nga bashkëpunëtorët e kësaj ngjarjeje të bujshme. Ai është përshkruar nga Alkond Bengasi si “Daja” nga Kosova, i cili takohej shpesh me Klement Çalën dhe Admir Muratajn.

Ragip Hajdini nuk është një emër i panjohur për policinë e shqiptarëve të përtej kufirit.

Shtetasi rezulton me precedentë të ngjashëm penalë edhe në Kosovë, aty ku ka qenë i dyshuar për grabitjen e 25 kg ar nga Dhoma e Dëshmive në Policinë e Pejës.

Sipas Prokurorisë së “Eulex”-it, grabitja e sasisë së arit është kryer përgjatë 3 muajve, nga shkurti deri në prill të vitit 2012. Në fakt, të grabisësh një sasi të tillë nuk është ndonjë habi, por fakti që ajo është grabitur brenda ambienteve policore e bëri ngjarjen të bujshme asokohe në mediet kosovare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.