E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
LIVE Totenhem-Ajaks/ Holandezët spektakolarë,  Van de Bek shënon për Ajaksi  (VIDEO)
Sport

LIVE Totenhem-Ajaks/ Holandezët spektakolarë, Van de Bek shënon për Ajaksi (VIDEO)

Luhet në stadiumin e ri të Totenhemit në qytetin e Londrës, gjysmëfinalja e parë e Champions League mes Totenhemit dhe Ajaksit.

bandicam 2019-04-30 21-03-54-073

 

Kompeticioni më i rëndësishëm për klube, tashmë futet në fazën e tij më të nxehtë, ku vetëm 4 ekipe kanë mbetur në garë. Vendasit e Poçetinos pasi eliminuan dramatikisht Sitin, tashmë do të kërkojnë vazhdimin e ëndrrës.

Nga ana tjetër, Ajaksi me talentet e veta, kërkon të tregojë se nuk është aspak rastësi ajo që po bëjnë, dhe shkojnë të patrembur përballë “Spërsave”.

 

LIVE | Totenhem-Ajaks 0-1

GOL: / Van de Bek 15′

 

KOMENTI LIVE

15’ GOOOOOOL AJAKS 0-1/ Zhbllokojnë menjëherë shifrat holandezët. Van de Bek merr një top brenda zone, dhe nuk fal përballë Loris. Goli shihet me VAR, por gjithsesi akordohet i rregullt.

13’ Ziek jep shkëndijën e parë, teksa godet me të majtën nga jashtë zone, por topi përplaset në mbrojtjen londineze.

10’ Minuta të qeta për të dy ekipet. As Totenhemi, as Ajaksi nuk rrezikojnë. Holandezët kontrollojnë më shumë topin, teksa deri tani e kanë mbajtur 64% të kohës.

1′ Nis ndeshja në Londër.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.