E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përse  sulmohet politikisht Kryeprokurorja  e  ardhshme Arta  Marku?
Sot

Përse sulmohet politikisht Kryeprokurorja e ardhshme Arta Marku?

Nuk ka ndodhur asnjeherë që politika të ketë lakuar një personalitet në detyrë të lartë kushtetuese pa as më të voglin shkak real qoftë dhe aksidental,njerezor apo profesional si në rastin e Arta Markut!!.Dhe çmenduria e sulmit nuk qendron në vanitetin e alogjiken që dominon politiken por në faktin që sulmojne e recitojnë prej 16 muajsh ata që duhet në mos ta mbrojnë të pakten të heshtin…!E kam fjalen per ata që pretendojnë se janë juristë të mirfilltë dhe kanë gezuar postë ekzekutive e legjislative të larta.Konkretisht po e ilustroj konstatimin tim me fakte:A nuk eshtë paradoksale qe ish ministra drejtesie si Alibej apo Gazmend Bardhi të prononcohehen non stop me refrenin”

Perse nuk heton e arreston Arta Marku?”,kur ata e dinë mirë dhe e kanë votuar ligjin e korrikut 2017 i cili taksativisht determinon limitet e K/Prokurores per të nderhyrë e hetuar?!.Natyrisht e dinë por thjesht kalerojnë mbi vjersha politike duke menduar se dikund në ndonjë ambjent publik të pakultivuar rural të tilla akuza mund të ngjisin.Që ne diten e parë si Prokurore e Pergjitheshme në detyrë znj.Marku ka manifestuar cilesitë bazë që duhet të ketë një njeri i drejtesisë:Korrektesinë me ligjin dhe gjakftohtesinë juridike si dhe mos perzierjen në çorben politike që ka kontaminuar jo pa pasoja paraardhesit e saj.Ajo që duket sheshit se eshte tendencioze po aq sa dhe shantazh e presion mbi Kryeprokuroren skrupuloze eshte realiteti se drejtues politike sidomos te opozites sajojnë sulme anesie politike të saj ç’ka eshte totalisht e pavertetë.Arta Marku në asnjë moment të karrieres se saj individualisht nuk rezulton të jetë perzier në afera politike.E sa per kuriozitet nese ajo sot akuzohet si perkrahese e kauzes socialiste duhet thene se prejardhja e gjeneza e saj e pergenjeshtrojne totalisht.Kjo e nxjerr zbuluar korin e çakorduar të pseudopolitikaneve që linçojnë kedo që nuk ecen pas oreksit e pangopesise se tyre abuzive.
Ajo që më ben pershtypje eshte fakti se perse media dhe politika nuk i nenshtrohet një realiteti të thjeshtë:Te germoje e vezhgoje me kujdes CV e Arta Markut?Nje biografi e persosur profesionale!Ajo ka mbaruar shkelqyer jo vetem gjithe shkallet e aresimimit te saj deri ne magjistrature por ka dhe nje begraund akademik si profesore Universiteti ne lende te specializuara te Jurisprudences.Zj.Marku ka mbajtur detyra shume te rendesishme ne Prokurorine e Qarkut Shkoder si Shefe e Task-Forces dhe per vite zv/Drejtuese e kesaj prokurorie.Ajo eshte njera nga prokuroret me te trajnuar ne vend ne SHBA e BE me rezultate impresionuese.Nese politika do të cekte qoftë dhe disa nga keto cilesi profesionale te Arta Markut që janë realitet atehere dhe ndonjë akuzë do të konsoderohej.Por në keto kushte sulmi banal e pa baza ç’do gjë e thenë prej tyre duhet të merret mbrapsht.Arta Marku me siguri eshte Kryeprokurorja e ardheshme dhe shqiptaret do të shohin per pak muaj se ajo do të reformojë nga rrenjet ketë çadër nepotike ku politika ka zhytur duart sistematikisht.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.