E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Mesazhi prekës i bashkëshortes pasi Casillas pësoi atak kardiak
Sport

FOTO/ Mesazhi prekës i bashkëshortes pasi Casillas pësoi atak kardiak

Iker Casillas pësoi dje një atak kardiak, i cili ka tronditur gjithë botën e futbollit.

Ai është shtruar drejt e në spital ku ka marrë urgjentisht ndihmën e mjekëve dhe ka fituar betejën për jetën e vet.

“Gardiani” i portës së Portos, me respektin që të gjithë kanë për të, ka marrë me mijëra mesazhe.

Por më i veçanti mund të quhet ai i partneres së tij, Sara Carbonero.

Gazetarja dhe ish-portieri i Real Madridit janë të martuar dhe kanë një djalë.

“Jeta ka mënyra të ndryshme për të na treguar se duhet shijuar çdo moment. Fatmirësisht, gjithçka ka qenë një tronditje, faleminderit të gjithëve për dashurinë e treguar dhe shqetësimin”, ka qenë mesazhi i Carboneros, që i ka prekur të gjithë.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.