Një komb e çojnë përpara vetëm ëndërrimtarët
Një komb e çojnë përpara vetëm ëndërrimtarët. SHBA, Gjermania, Anglia, Suedia etj. arritën këtu ku janë falë ëndrrave që popujt e atyre vendeve ujitën e kultivuan në vite.
Ne jo. Tek ne ëndrra është patologji.
Sepse ne na i vranë ëndrrat, ditën kur na mbushën me halle.
Ne nuk kemi ëndërrimtarë, ne kemi nevojtarë. Njerëz, që mali i nevojave bazike nuk i lejon të ëndërrojnë çfarë ka përtej..
Keni parë ndonjëherë një gazelë të ëndërrojë se një ditë mund të jetë ajo mbreti i savanës?
– Kurrë! Nevoja e të mbeturit gjallë dhe një ditë më shumë, ua ndalon.
Ëndërrimtarët e fundit tek ne vdiqën.. ca në luftë e ca në komunizëm.
U kthyen në dëshmorë.
Ata përkujtojmë çdo 5 Maj..😔😔
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



