LIVE| LIGA E EUROPËS/ Arsenali finalisti i parë, Frankurti çon në shtesa Çelsin (VIDEO)
Arsenali në finalen e Ligës së Europës! “Topçinjtë” mposhtën me rezultatin 2-4 Valencian në sfidën e dytë gjysmëfinale duke siguruar kështu një biletë për finalen e datën 29 maj në Baku të Azerbajxhanit.
Tripleta e Aubamejan dhe goli i Lakazet i dhuruan fitoren bardhekuqve, të cilët vinin në këtë përballje pas triumfit 3-1 në shtëpi. Ndërkohë që për spanjollët golat u realizuan nga Gameiro.
Meritë për kualifikimin e londinezëve në finale, ka padyshim edhe trajneri Unai Emeri, i cili është një ekspert i Ligës së Europës. Spanjolli ka arritur ta fitojë 3 herë radhazi këtë trofe (2014-2016).
Pas një sezoni të dështuar në kampionat, Arsenali do të synojë të fitojë Ligën e Europës, për të mbyllur me sukses këtë sezon, duke siguruar edhe pjesëmarrjen në Champions, sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë koha e rregullt e sfidës mes Çelsit dhe Frankfurtit përfundoi në barazim 1-1, teksa takimi i është drejtuar minutave shtesë, për të përcaktuar skuadrën tjetër që do të shkojë në finale. Kujtojmë që edhe përballje e parë në Gjermani përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1.
REZULTATET LIVE:
VALENCIA – ARSENAL 2-4
Gameiro 11′, 58′ / Aubamejang 17′, 69′, 88′, Lakazet 50′
ÇELSI – FRANKFURT 1-1
Loftus Çik 28′ / Joviç 49′
FORMACIONET ZYRTARE:


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



