VIDEO/ Studentja norvegjeze helmohet nga gazi në protestë
Midis protestuesve të helmuar nga gazi lotsjellës i hedhur nga opozita, është edhe një studente evropiane, e cila ndodhet në Shqipëri bashkë me një grup të rinjsh demokratë, që kanë ardhur në Tiranë me ftesë të FRPD-së.
Ndërkohë, ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se studentja është norvegjeze.
“E reja norvegjeze, sekretarja e pergjithshme e EDS, Sara Jurik ne gjendje te rende ne spital nga helmimi me lendet toksike te hedhura kunder protestuesve paqesore nga Edvin Kristaq Krimi dhe Vasal Kimiku! Krim”, shkruan Berisha.
Ende nuk dihet numri i saktë i protestuesve të opozitës që janë lënduar gjatë protestës së sotme, ndërsa ministria e Brendshme tha se janë plagosur 15 policë.
Studentja e huaj e helmuar nga gazi ne protesten e PD-se on Vidnews.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



