Demokra-kar-ikatura shqiptare
Të gjithë, politikanë, analistë, deputetë, pushtetarë, ish-pushtetarë, qytetaro-fshatarësia, pranojnë njëzëri që për 30 vjet janë vjedhur zgjedhjet.
Kush vodhi kë?
Kë vodhi kush?
Nga vetë ky deklamim popullor i dakordsuar, HAJDUTËRIA-HARBUTËRIA-BANDITËRIA janë sistemi politik-ekonomik-mediatik i mbështetut nga populli trim, punëtor dhe liridashës.
Kujt j’a kërkojnë votën e lirë, demokracinë, shtetin e së drejtës shqiptarët, kur të gjithë pranojnë hajdutërinë, harbutërinë, injorancën, banditërinë, mashtrimin? Gara në Shqipëri është kush të jetë me i aftë në këto drejtime, për të ngjitur shkallë aty ku bëhet PALLË në shtetin RRUMPALLË.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




