E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Facebook bëhet gati të sjellë ndryshimin drastik
Publik News

Facebook bëhet gati të sjellë ndryshimin drastik

Facebook njoftoi se do të sjellë një ndryshim të madh në mënyrën sesi postimet paraqiten në ‘News Feed’.

Në kuadër të përpjekjes së kompanisë për të rregulluar ‘cilësinë e kohës së shpenzuar’ në rrjetin sociale, Facebook njofton se do nisë të t’i japë sërish prioritet postimeve nga miqtë tuaj më të afërt.

Me pak fjalë, rrjeti social do t’i kthehet, deri diku, kohës kur ju shihnit në faqen tuaj postimet e miqve me të cilit kishit më shumë kontakt, në vend të faqeve të favorizuara nga algoritmi.

Gjiganti i rrjeteve sociale njoftoi gjithashtu se do t’u “serviri’ në ‘News Feed’, linqe që ju i konsideroni si të më të vlefshme.

Dy përditësimet e reja do ta ndihmojnë algoritmin e Facebook që të zgjedhë materialet që konsideroni më të rëndësishme për jetën tuaj dhe t’ua paraqesë ndërsa shpenzoni kohë në rrjetin social.

Buimi: Mail online

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.