E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Baca Hashim, vajte 25 vjet në politikë duhet të  ishe kultivuar, akuzat për Berishën nuk i beson as Batoni!
Sot

Baca Hashim, vajte 25 vjet në politikë duhet të ishe kultivuar, akuzat për Berishën nuk i beson as Batoni!

Desha të them në krye të ketij shkrimi se nuk e kam ndjekur emisionin ku baca Hashim ka sulmuar me furi Marshallin . Nuk shoh Tv prej disa vitesh , megjithese u rrita dhe kalova pjesen më të madhe të jetes aty .
Eshtë pikerisht kjo arsyeja.
Thjesht rri larg nga stresi .
Tani , unë jo se dua të bëj avokatin e Berishës , se nuk kam ndonjë kenaqesi, por nuk lejoj të më fyejë inteligjencën baca Hashim .
Zoti President i Kosoves .Ato që the sot për Berishën , ( cfare lexova ketu në fb ),me siguri që nuk i beson as vetë., sepse ndryshe , nuk do të dilje në anën tjetër të tunelit të Kalimashit dhe të perqafoheshe me të.
Hashi ! Per të ardhur tek ky emisioni , do të duheshin 2 ditë rrugë nga Prishtina , në Tiranë .
Sonte erdhe per dy orë .
Vec po je vonuar, tek trau që të ka vënë Rama .
Vajte 25 vjet në politikë dhe duhet të ishe kultivuar .
Nuk të lejohet të flasesh marrina se je edhe President ….
Detyra si gazetar , me ka krijuar mundesinë të jem prezent në takime të nivelit më të lartë me kokat e botës Hashi dhe të siguroj se Berisha kishte kryefjalë me ta Kosovën , megjithese Shqipëria kishte njëmijë halle .
Në Davos në mes të viteve 90 , Berishes i është dashur të shpjegojë mbi një orë , situatën tragjike në Kosovë , kreut të parlamentit evropian i cili, kishte konsideratë krejt tjetër.
Berisha për Kosovën ka shpenzuar energji pa fund Hashi , ndaj kur vjen aty tek ty në Prishtinë , e presin dhe respektojnë, ku e ku më mirë se ty .
E mban mend besoj kur e bllokoi KFORI në kufi, sepse mund të dilte gjithë Kosova në rrugë t’a priste , apo jo Hashim ?Me siguri do dilje edhe ti.
Ty mund të ta kerkojnë padronët e tu të mbash këtë qëndrim , por shpjegojua edhe atyre se ky është një bumerang per ty dhe qellimet tuaja.
Këshillohu edhe me Batonin , sic ben Edi Rama .
Hashim ! Sali Berisha , ka 1000 kusure , por mos e godit në pikën më të fortë , sepse i ben sherbimin më të mirë dhe nuk është mirë as per ne .
Fol njeherë edhe me Batonin , se ndoshta jam unë gabim !

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.