E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fitorja e të djathtëve  për PE, reagon Basha: Forca e qytetarëve në demokraci është vota
Politikë

Fitorja e të djathtëve për PE, reagon Basha: Forca e qytetarëve në demokraci është vota

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka reaguar pas fitores së PPE në zgjedhjet për Parlamentin Europian ku, nëpërmjet një postimi në facebook, kreu i demokratëve ka uruar presidentin Joseph Daul dhe PPE.

Në postimin e tij, bën një paralelizëm mes zgjedhjeve për parlamentin europian dhe demokracisë në Shqipëri, Basha shkruan se forca e qytetarëve në demokraci është vota, ndërsa thekson se “beteja e shqiptarëve për votën e lirë është betejë jetike për vlerat europiane, për demokracinë perëndimore dhe për Shqipërinë si gjithë Europa”.

 

basha konfd

Mëherët gjatë ditës së sotme, kryeministri Rama dërgoi letren e gjashte publike drejtuar kreut të PD-së, e ndërsa i bëri ftesë të ulen në dialog pa kushte, kryeminsitri theksoi se letrave të tij po u vjen fundi.

Postimi i plotë:

Qytetarët europianë, me pjesmarrjen më masive të 20 viteve të fundit në zgjedhjet për Parlamentin Europian, konfirmuan vendosmërinë për të mbrojtur dhe çuar përpara vlerat europiane.

Jam i lumtur që familja jonë politike EPP – European People’s Party është konfirmuar forca e parë në parlamentin dhe qeverisjen europiane. Urimet më të përzemërta për presidentin Joseph Daul dhe PPE dhe në veçanti për fushatën e jashtëzakonshme të kandidatit tonë për President të Komisionit Europian Manfred Weber.

Forca e qytetarëve në demokraci është vota, prandaj beteja e shqiptarëve për votën e lirë është betejë jetike për vlerat europiane, për demokracinë perëndimore dhe për Shqipërinë si gjithë Europa.

Asnjë hap pas!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.