E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipëria shkon për lesh, kurse ne bëjmë llogje Kavaje.
Sot

Shqipëria shkon për lesh, kurse ne bëjmë llogje Kavaje.

Altin Bamllari

Shqipëria shkon për lesh, kurse ne bëjmë llogje kavaje. Këtë radhë u bë sebep Agim Hushi i Kavajës. Paska thënë që atdheu ynë është i dështuar, që e kanë kapur për fyti dhe po jep shpirt.

Paska folur për kastë kriminelësh, hajdutësh, maskarenjsh e injorantësh. Qënka tallur me sheshin e Kavajës dhe i ardhka turp që është shqiptar.

Ky njeri paska thënë që ndihet më shumë qytetar australian sesa shqiptar.
Blasfemi! Herezi! Mallkim!

Po si s’të vjen turp more Agim! A je në metro more Agim! Po kush je ti mor vëlla, mor katunar kavaje, mor këngëtaruc Australie, mor shkurtabiq që lyen flokët me bojë, mor i pafytyrë, që vjen e na zë vendin e parë për të sharë atdheun tonë?! Hë mo.., kush je ti?

Po si s’e kupton mor burrë që na ke hyrë në hak, që kjo është çështje konkurrence. Ne s’lamë gjë pa thënë e s’na e var njeri. Vend shkërdhatë, kemi thënë, vend kurvë, i mbarum, i tredhun, i degjenerum e s’na merr kush në telefon, asnjë portal, asnjë gazetë, asnjë televizion. Kurkush s’merret me ne.
Vjen ti e na merr vëmendjen e të gjithëve.

E kruajte vetë Agim. S’kishim ndërmend, por na detyrove të thërrasim dyfytyrësinë tonë shekullore, patriotizmin sa për sy e faqe.

Do iknim edhe ne si ty, Agim, por nga inati do të rrimë ta bëjmë Shqipërinë. Do ta kemi ca vështirë, por gjithmonë ka një zgjidhje.

Do lëpijmë ç’ka kemi pështyrë.
Herë Konicë e herë Naim, Agim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.